VIDEO/ Basha e mban premtimin: Foshnja në Manëz nuk do të flejë më në makinë

VIDEO/ Basha e mban premtimin: Foshnja në Manëz nuk do të flejë më në makinë

15:49, 06/12/2019
A+ Aa A-

Foshnja 8 muajshe e familjes Gjergji në Kamberas të njësisë administrative Maznëz nuk do ta kaloj më natën në makinë.

Thirrjes së kreut të opozitës, Lulzim Basha për strehimin e familjes me 5 anëtarë i është përgjigjur sipërmarrësi Flamur Hoxha, i cili mbrëmjen e së premtes i ka ndihmuar me një konteiner banimi.

Gjatë vizitës së Bashës në këtë zonë të prekur nga tërmeti, familja Gjergji bëri apel për ndihmë, pasi jetonin në kushte të vështira prej 1 jave dhe ishin ndihmuar vetëm nga vullnetarët. 

Me familjen Gjergji në Manëz janë sensibilizuar edhe qytetar të cilët i kanë ndihmuar me veshje dhe ushqime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco