'Shkova të denoncoj pallatin pa leje, Vangjush Dako më kërcënoi'

'Shkova të denoncoj pallatin pa leje, Vangjush Dako më kërcënoi'

16:28, 04/12/2019
A+ Aa A-

Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah mënyrë abuzive se si janë dhënë lejet e ndërtimit në Durrës. Në vitin 1997 ky zotëri ndërtoi shtëpinë e tij private disa metra larg rrugës kryesore, por 7 vite më parë përpara godinës së tij u vendos një tabelë për ndërtimin e një pallati 8-katësh.

Kur vendosi të denoncojë distancën e afërt të pallatit që po ndërtohej me banesën e tij private, ai deklaron se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako e ka kërcënuar duke e paralajmëruar se nëse nuk heshtte, do të përfundonte në burg.

“Mua më ka thënë që po fole do të vihen prangat. Kryetari i bashkisë pra më tha do të vë hekurat po fole. Kam shkuar 7 herë ta takoj, ai dilte nga dera e pasme”.

Kur lëkundjet e këtij nëntori e lëkundën Durrësin, pallati që ngrihej ngjitur me shtëpinë e tij pësoi dëme të konsiderueshme dhe iu vendos shiriti si i pabanueshëm dhe banorëve iu kërkua të braktisin objektin pasi kishte rrezik të shembej.

“Vihet me frikë. Duhet të mbahet distanca. Këta nuk e kanë mbajtur. Kur i kam thënë më tha pusho se…dhe smë ka lejuar askush të flas një fjalë. Më kanë shembur këtë murin këtu, me zor e bëra, dikush më tha që po të ndihmova ty më heqin prej pune”.

Por krahas pallatit urdhri për të dalë nga banesa iu dha edhe pronarit të vilës 3 katëshe e cila rrezikohej të zihej poshtë nga pallati 11-katësh.

Prej më shumë se 1 jave, pronarët e banesës private janë duke u konfliktuar me ndërtuesit duke kujtuar edhe historikun që ndoqi ndërtimi i vilës.

Pavarësisht se pallati është shpallur i banueshëm, qytetarët kanë vendosur të largojnë orenditë e tyre, nga ndërtesa gjysmë e rrënuar, ndërkohë që ekspertët do të vendosin vulën përfundimtare, nëse do të shembin apo jo objektin 11 katësh./abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco