Tedi Blushi në prokurori: Më kërcënuan dy persona, një i huaj, tjetri shqiptar

Tedi Blushi në prokurori: Më kërcënuan dy persona, një i huaj, tjetri shqiptar

13:28, 25/11/2019
A+ Aa A-

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi eshte thirrur në prokurori ne lidhje me kercenimin qe i eshte bere atij nga nje ambasade e huaj ne Tirane.

'Telefonuesit nuk kane qene 1, por dy. Kam komunikuar me dy shtetas te ndryshem ne telefon, ne gjuhen shqipe dhe te huaj. Ata me kane kerkuar qe te ndryshoj qendrimin tim publik. 

Per keto qendrime une kam informuar sot prokurorine dhe besoj se do ta zbardhe shume shpejt', tha Blushi.

'Prokuroria ka marre te gjitha faktet. Disa ore pasi kam marre kete telefonate kam njoftuar organin e akuzes dhe besoj se do te dale e verteta', eshte shprehur Tedi Blushi per gazetaret sapo ka dale nga prokuroria.

Edhe presidenti i vendit përmes një tjetër postimi konfirmoi kërcënimin.

Blushi eshte pyetur në prokurorinë e Tiranës. 

“Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash. 

Kam kërkuar hetim të menjëhershëm. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”, deklaronte Meta pak ditë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco