VIDEO-DENONCIMI/ 'Policia për qokë'! Ja si priten pemët mes aksit kombëtar, në sy të policisë

VIDEO-DENONCIMI/ 'Policia për qokë'! Ja si priten pemët mes aksit kombëtar, në sy të policisë

17:39, 23/11/2019
A+ Aa A-

Jamarbër Malltezi vijon me denoncimet e tij lidhur me masakrën pyjore që po bëhet në vend.

Së fundmi, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD publikon një video ku shihet se si priten pemët në mes të rrugës nacionale, pranë Librazhdit.

Sipas Malltezit, edhe policia që ndodhet në vendngjarje nuk merr asnjë masë, pavarësisht “Moratoriumit të Pyjeve” që vijon të jetë ende në fuqi.

“Pasi shfarosi pyjet e fshatit të vet, Tualeti po pret me sharrë edhe pemët buzë rrugës kombëtare në Librazhd. Policia ështe për qokë jo për ligj”, shkruan Malltezi, ndërsa publikon edhe pamje filmike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco