Studentët e Shkodrës zhvaten me Karta falso, dyshime të rënda ndaj Rektorit dhe një agjenti sekret

Studentët e Shkodrës zhvaten me Karta falso, dyshime të rënda ndaj Rektorit dhe një agjenti sekret

13:31, 23/11/2019
A+ Aa A-

Studentë të Universitetit të Shkodrës kanë rënë viktimë e mashtrimit dhe zhvatjet me Kartën e Studentit për tre muaj me radhë. Vetëm pas tre muajsh, Adem Bekteshi - Rektori i universitetit “Luigj Gurakuqi, tentoi t’i paralajmëronte se “akrta e studentit ishte falas dhe se ata duhet të kishin kujdes të mos bien viktimë e mashtrimit.

Por, studentët, që tashmë e kanë blerë Kartën falso, që nuk u afron asgjë, kanë ngritur gishtin e akuzës ndaj Rektorit se ai ishte bashkëpunëtor në vjedhjen që iu bë atyre, pasi ishte parë në shoqërinë e pronarit të shoqatës që i grabiti përmes Kartës falso. Ky person madje, sipas pretendimeve të një studenti, ishte agjent i shërbimit sekret.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar këtë aferë sot në Facebook: Berisha shkruan: “Skemë mashtrimi dhe vjedhje me kartën e studentit! Studenti dixhital denoncon si të implikuar Rektorin dhe një agjent të SHIK-ut. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.”

Përshëndetje zoti Berisha!

Rektori Adem Bekteshi përfshihet në mashtrimin e Kartës së Studentit në Shkodër.

Nga muaji korrik e deri para 3 ditësh në Shkodër u bë një reklamë e madhe për Kartën e Studentit.

Një faqe në Facebook dhe Instagram që zotërohej nga një shoqëri false ia jepte studentëve Kartën për 20 mijë lekë të vjetra.

Por kur studentët që blenin Kartën, asnjë dyqan nuk i ofronte ofertat që premtonte kjo shoqatë.

Nga burime të sigurta pronari i vërtetë i këtij mashtrimi është Durim Komi, agjent i SHIK që ka bashkëpunuar ngushtë me Rektorin dhe kanë ndare fitimin.

Rreth 300 studentë ranë pre e këtij mashtrimi.

Rektori për 3 muaj nuk tha një fjalë.

Por para 3 ditësh, në një intervistë, narko-rektori lau duart si Ponç Pilati duke thënë që të mos bien pre e këtij mashtrimi dhe Karta e Studentit është falas.
Por studentët e Shkodrës kanë disa pyetje për narko-rektorin:
Zoti Rektor, pse reagove pas 3 muajsh dhe nuk e përgënjeshtrove që në fillim këtë mashtrim ?
Zoti Rektor, çfarë lidhjeje keni ju me Durim Komin, që takoheshit shpesh me të?
Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë mashtrim të paparë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco