‘Xibraka’ / Si ta lexojmë shpërthimin e Metës ndaj ambasadorëve

‘Xibraka’ / Si ta lexojmë shpërthimin e Metës ndaj ambasadorëve

10:23, 21/11/2019
A+ Aa A-

Presidenca reagoi me ashpërsi ndaj ambasadës amerikane, e cila sugjeroi që Komisioni i Venecias të japë një mendim për situatën në Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i shtetit, Ilir Meta, i ka kritikuar edhe më herët disa ambasadorë, por këtë herë deklarata përmbante disa elementë.

Fillimisht, Meta la të kuptojë se ka pasur një takim jo dhe aq të qetë me ambasadorët.

“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit”.

Më pas, kreu i shtetit i quan këta ambasadorë një grup të strukturuar diplomatik, duke përmendur emrin e Engjëll Agaçit, Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrisë, i akuzuar jo pak herë nga opozita.

“Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës”.

Në fund, Meta ka një mesazh edhe për Rrugën e Elbasanit, siç njihet informalisht edhe ambasada amerikane. Ai përmend këtu faktin që Rama shkon në Xibrakë, duke iu referuar çështjes së famshme të laboratorit të kokainës. Edhe në këtë rast, opozita ka akuzuar se pas kësaj dosje fshihet Edi Rama dhe vëllai i tij, Olsi.

“Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco