Ambasada amerikane: ‘Venecia’ të sqarojë situatën në Kushtetuese

Ambasada amerikane: ‘Venecia’ të sqarojë situatën në Kushtetuese

09:13, 21/11/2019
A+ Aa A-

Ambasada amerikane reagoi në lidhje me situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Ata kërkojnë që palët t’i drejtohen Komisionit të Venecias dhe të respektojnë opinionin ligjor që do të japin ekspertët e saj.

DEKLARATA

Reforma në drejtësi është një nga prioritetet më të larta të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Përparimi i vazhdueshëm i reformave është thelbësor për çuarjen përpara të qëllimit tonë të përbashkët të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Tashmë Shqipëria ndodhet në prag të ringritjes së Gjykatës së saj Kushtetuese, një hap madhor në procesin e reformës në drejtësi. Megjithatë ky përparim i nevojshëm ka ngecur për shkak të interpretimeve të ndryshme ligjore të procesit të emërimit, parashikuar nga kushtetuta shqiptare dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi.

Institucionet gjyqësore shqiptare, kushtetuta dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të udhëheqin procesin e zgjidhjes së këtyre intepretimeve të debatuara.

Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit.

Teksa Shqipëria ndërmerr këto reforma thelbësore, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të saj si një vend mik, partner dhe aleat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar21/11/2019 10:39

Nuk ka nevojë të jesh as antar specialist i Komisionit të Venecias, as specialist monitorues i reformës në drejtësi e as jurist shqiptar për të kuptuar se Rama, pasi ka kapur të gjitha institucionet e shtetit, kërkon të kapë në rugë abuzive edhe krijimin e Gjykatës kushtetuese me ato persona që i leverdisin atij, që të shkarkojë presidentin nëpërmjet asaj gjykate. E shtyu sa mundi krijimin e Gjykatës kushtetuese, si e vetmja barierë ligjore e shkeljeve të Kushtetutës, e i detyruar nga 9 kushtet e Bundestagut gjerman, kërkon ta shpejtojë me një Dvoran kapjen e plotë të gjitha institucioneve. Komisioni i Venecias nuk mund të hynte në gjithë intrigat e qeverisë Rama me abuzime teknikalitetesh e deklaroi se presidenti Meta nuk ka bërë shkelje të Kushtetutës, por për hir të stabilitetit e të funlsionimit të demokracisë pluraliste, "tejkaloi" ndonjë kompetencë të tij e si përfundim, i rekomandoi parlamentit ndërprerjen e hetimit për ta shkarkuar ate duke ja lënë Gjykatës Kushtetuese për të vendosur. Presidenti Meta ka dale me akuza e prova në prokurori siç pretendon ai, që PS nëpërmjet Dvoranit, ka shtrembëruar proçesin e votimit të kandidatëve për Gjykatën kushtetuese. Sa të presim rekomandimin e Komisionit të Venecias, Rama me Dvoranin e tij e ka përfunduar kapjen e Gjykatës kushtetuese. A nuk do të ishte më mirë që prokuroria shqiptare, që i njeh për së afërmi makinacionet politike shqiptare, të hetonte të akuzuarin Dvorani, për të shpëtuar Gjykatën Kushtetuese nga kapja e mandej të prisnim vlerësimet edhe të Komisionit të Venecias ? Ja e dha ky komision vlerësimin se kjo Gjykatë është zgjedhur në rrugë jo kushtetuese, por a ka vlerësimi apo rekomandimi i saj të drejtën e pezullimit të kësaj Gjykate ? Më së paku për 7 vite, njëlloj si "parlamenti pluralist" aktual, do të votojë vetëm në favor të Ramës. Nëse Gjykata kushtetuese e mëparëshme e shkrirë mga vetingu, megjithë kusuret e saj, pati një ballancë politike e mori vendime kundër ligjeve apo veprimeve abuzive të qeverive, kjo Gjykatë që po tentohet të kapet tërësisht nga Rama, do të kthehet në një gjykatë monokolor partiak. Qëllimi i reformës në drejtësi, ishte prerja e rugës së kapjes së saj nga korrupsioni e mvartësia politike. Nëse për pamvarësinë politike është bërë një hap prapa. atëhere ku qëndron suksesi i lësaj reforme ? Kemi dëgjuar që në raportin e tij DASH, ta quaj këtë qeverisje të korruptuar e të lidhur edhe me botën e krimit. Është e vërtetë që kjo qeveri shfaqet si partnere me SHBA e BE e me të drejtë ambasada amerikane e vlerëson për këtë. Por nëse kjo qeveri është e korruptuar dhe poi largohet gjithnjë e më shumë normave të demokracisë, çfarë vlerash ka për shoqërinë shqiptare "partneriteti" i dyshimtë i saj me perëndimin ?

t21/11/2019 09:52

Ju keni qene miq,aleat e partner vetem te rames e rilindjes por jo te popullit shqiptar,kurse populli shqiptar ka qene ,eshte e do jete mik ,aleat partner i popullit amerikan,por jo i sorosianeve amerikane ne rrugen e elbasanit

lushingabarbullushi21/11/2019 09:22

Ateher perse u nxitove te Pershendetesh zgjedhjen e dy antarve qe zgjodhi Parlamenti

Shto koment

Denonco