Vendimi për Suel Çelën, PD: Shërbëtori i Ramës mori pafajësi, drejtësia e kapur

Vendimi për Suel Çelën, PD: Shërbëtori i Ramës mori pafajësi, drejtësia e kapur

16:34, 20/11/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës që shpall të pafajshëm Suel Çelën.

Me një deklaratë për mediat, PD akuzon se ky vendim tregon se drejtësia nuk është e lirë të ndëshkojë krimin, por e kapur nga qeveria.

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Shpallja i pafajshëm i banditit të rrezikshëm të Elbasanit Suel Çela, shërbëtor i pushtetit të Edi Ramës,  provoi në mënyrë të përsëritur se me Edi Ramën në qeveri drejtësia nuk është e lirë të ndëshkojë krimin.

Mesazhi që iu dha sot shqiptarëve është se kriminelët e pushtetit, ata që blejnë vota për karrigen e Edi Ramës janë të paprekshëm!

Kur kriminelët vjedhin zgjedhjet për Edi Ramën, kur bëjnë drogë me lejen e pushtetit të Edi Ramës, kur godasin policinë dhe e çnderojnë atë me mbrojtjen e Edi Ramës, drejtësia është e pafuqishme të bëjë drejtësi.

Duke shpallur të pafajshëm kriminelët e pushtetit, rrëzohet çdo iluzion për drejtësinë e pavarur. Të gjithë e kanë mësuar se drejtësia është plotësisht në dorën e Edi Ramës dhe të krimit.

Vendi ka nevojë jetike për ndarjen e politikës nga krimi, ka nevojë për zgjedhje të lira, të pandikuara nga kriminelët, si dhe për një qeveri të re, që e ka fatin të lidhur me qytetarët dhe jo me kriminelët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari20/11/2019 18:49

Vendi nuk e ka politiken te bashkuar me me krimin, Por ka vetem Edi Ramen mbeshtetesin dhe bosin e krimit. Mos i pergjithesoni gjerat. Nuk eshte e gjithe politika e lidhur me krimin. Vetem Edi Rama, te tjeret jane morra, pleshta, vemje dhe therrime muti. Mjafton te rrezohet Rama nga pushteti dhe krimit, korrupsionit dhe qelbesirellekut ne Shqiperi i pritet koka!

Shto koment

Denonco