Fevziu për deputetët e ‘emëruar’ në Kuvend: Bandë injorantësh

Fevziu për deputetët e ‘emëruar’ në Kuvend: Bandë injorantësh

10:48, 20/11/2019
A+ Aa A-

Gazetari Blendi Fevziu është shprehur i revoltuar për nivelin e deputetëve e të ashtuquajturës opozita e re në Kuvendin e Shqipërisë, të cilët zëvendësuan opozitën e bashkuar, PD dhe LSI, pasi dogjën mandatet që në shkurt të këtij viti.

Gjatë debatit të mbrëmshëm në emisionin ‘Opinion’ për mundësinë e shpërndarjes së parlamentit nga presidenti Meta, Fevziu i kërkoi me humor Luan Ramës, përfaqësuesit të LSI-së që kur të përpilojnë listat e radhës, kandidatët t’i nënshtrohen një audicioni me video ku të tregojnë se dinë të lexojnë.

Madje, Fevziu u shpreh se deri tani kanë treguar se një pjesë e tyre janë një bandë injorantësh nën nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare.

‘Bëni një rregull ju lutem që kur të zgjidhni kandidatët e tjerë për zgjedhjet ta shoqërojnë me një video 3 minuta që të lexojnë një fjalim, 3 minuta video që ta shikojë publiku, 3 minuta audicion se pastaj lënë nam kur kapin foltoren e parlamentit.

Disa prej tyre janë një bandë injorantësh nën nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare. Nën nivelin më të ulët të shoqërisë shqiptare. Unë s’e kuptoj si janë ata persona në listat e partive, kush i ka vendosur dhe me çfarë standardi.

Kemi pas banditë, kemi pas kriminelë, i kemi pas të gjitha por këta janë edhe injorantë kjo është e tmerrshme’, tha Fevziu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco