Meta shpalli 'non grata' Bernd Borchardt/ OSBE: Po i kushtojmë vëmendje notës verbale

Meta shpalli 'non grata' Bernd Borchardt/ OSBE: Po i kushtojmë vëmendje notës verbale

19:15, 19/11/2019
A+ Aa A-

Zyra e OSBE në Vjenë reagon pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të shpallur “non grata” ambasadorin në Tiranë, Berndt Borschardt. Në një përgjigje për News24, OSBE deklaron ndër të tjera se ‘po i kushtojmë vëmendje notës verbale nga presidenti’.

“Si një partner prej kohësh i Shqipërisë, OSBE inkurajon dialogun dhe bashkëpunimin me të gjitha institucionet shqiptare dhe mbetet e vendosur për të ofruar asistencë dhe suport për të çuar përpara agjendën kombëtare të vendit”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e OSBE.

Në letrën e djeshme, dërguar zyrave të Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopehagen, arsyeja e parë, sipas Presidenti Meta, lidhet me faktin se Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019.

Arsyeja e dytë, ka të bëjë me faktin se Borchardt i tregoi publikisht gishtin e mesit qytetarëve shqiptare.

Më poshtë dokumenti i Presidentit Meta dhe që i drejtohet Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme në Tiranë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco