Dyshimet për doktoraturën/ Olsian Çela nuk e dorëzoi në KLP

Dyshimet për doktoraturën/ Olsian Çela nuk e dorëzoi në KLP

14:33, 15/11/2019
A+ Aa A-

Olsian Çela u rendit i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në garën për kryeprokuror.

Por kjo garë nisi e paragjykuar për shkak të përjashtimit nga konkurrimi të atyre që nuk kanë mbrojtur doktoraturën.

‘Kunat KLP vendosi për të zgjedhur zëdhënësin e Rames për institucionin e akuzës. Për të realizuar këtë, Kunat KLP, jashtë çdo kriteri ligjor dhe kushtetues, vendosi sot që të përjashtohen nga gara të gjithë kandidatët për këtë post që nuk kanë mbrojtur doktoraturën. Miq, ky është kriter unikal në botë. Ky kriter akademik vendoset vetëm për vendet e hapura për drejtim katedrash apo institucionesh akademike kërkimore shkencore,’ denoncoi në fillim të vitit ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, ky vendim ishte i qëllimshëm për të ndihmuar Çelën.

Por ka dyshime se Çela megjithatë nuk e ka dorëzuar doktoraturën në KLP.

Po ashtu ka dyshime të tjera për mënyrën se si është marrë kjo doktoraturë në Bullgari, edhe pse Çela merr pagë shtesë për këtë gradë shkencore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Populli15/11/2019 16:43

Do kontrolluar se padiskutim do jete plagjiature e plote...

Shto koment

Denonco