FOTO/ Mbërrijnë banorët e Astirit, PS largon urgjentisht përfaqësuesit e saj nga emisioni

FOTO/ Mbërrijnë banorët e Astirit, PS largon urgjentisht përfaqësuesit e saj nga emisioni

21:25, 14/11/2019
A+ Aa A-

Nisi me rreth 10 minuta vonesë emisioni “Open” i gazetares Eni Vasili në Top Channel mbrëmjen e së enjtes.

Shkak është bërë tërheqja në momentin e fundit të përfaqësuesve të qeverisë nga tryeza e debatit ku do të flitej për protestat e banorëve të Astirit dhe çështja e Teatrit Kombëtar.

Por sapo në studio ka hyrë një grup i banorëve të Astirit, janë larguar nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku dhe drejtori i ARRSH-së.

Sapo kanë bërë disa telefonata ata nuk kanë pranuar të përballen me banorët e Astirit që protestojnë për mbrojtjen e banesave të tyre.

Në studio ka mbetur vetëm gazetari Andi Bushati dhe zyrtari i PD-së, Jamarbër Malltezi. 

Ky i fundit, në një reagim të tijin në Facebook shkruan: "

Mbrëmja kur qeveria ka frikë të vijë në Top Channel. Respekt maksimal për Eni Vasilin që me ftesën ndaj banorëve të Astirit në studio bëri që Drejtori i ARRSh dhe nënkryetari i bashkisë të ikin me turp dhe mos guxojnë të paraqesin asnjë argument!".

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz15/11/2019 15:57

Normal qe do iknin, çfare mund te diskutonte zv. bythqimi i bashkise Mazniku me banoret qe ngelen pa shtepi, tju tregonte sesi i kalon netet 900 dollareshe ne kuplarate e Barcelones, me dollaret e firmes Fusha?!

Shto koment

Denonco