Vendimi për Kopshtin Botanik, reagon Luçiano Boçi

Vendimi për Kopshtin Botanik, reagon Luçiano Boçi

19:52, 14/11/2019
A+ Aa A-

Pas vendimit të Gjykatës Administrative për mos pranuar padinë e Rektoratit dhe Dekanatit ndaj VKM-së që i merr Kopshtin Botanik Fakultetit të Shkencave të Natyrës, reagon ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.

Përmes një reagimi në Facebook, Boçi shprehet ndër të tjera se, grabitjet, vjedhjet, mashtrimet kanë kohë që në Shqipëri janë ligjëruar.

Reagimi i plotë i Luçiano Boçit:

GRABITJE E DREJTË

E tillë është konsideruar grabitja që i bënë Kopshtit Botanik, Bashkia e Tiranës dhe Kryeministria.
Gjykata Administrative nuk ka pranuar padinë e Rektoratit dhe Dekanatit ndaj VKM-së 510.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!

Grabitjet, vjedhjet, mashtrimet kanë kohë që në Shqipëri janë ligjëruar.

I gjen kudo me VKM, me ligje speciale, emërime me shumicë votash....

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse vendimi ishte marrë nga ekzekutori i drejtësisë, vetë kryeministri dhe dukej si përrallë shfuqizimi.

Nga ai që ka kapur institucionet e Drejtësisë, po rrëmben Gjykatën Kushtetetuese dhe që kjo administrativja i duket si zbavitje.
Pas kësaj Bashkia Tiranë nuk do merret vetëm me punë botore por dhe me punë shkencore...
Rroftë liria akademike e Bashkisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco