Presidenti Meta, në punimet e Forumit të Parisit për Paqen

Presidenti Meta, në punimet e Forumit të Parisit për Paqen

14:01, 12/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë sot në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, që organizohet nën kujdesin e Presidentit francez, Emmanuel Macron. Ky Forum i dialogut politik të nivelit të lartë synon forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh në dobi të paqes dhe sigurisë. Forumi i Parisit për Paqen është një platformë e shkëlqyer për shkëmbimin e mendimeve me drejtues të lartë nga e gjithë bota.

Presidenti Meta pati mundësi për të biseduar me homologë, mbi sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tij europiane. Kreu i Shtetit i dhuroi Forumit, portretin e Shenjtores Nënë Tereza, simbol i përkushtimit, devotshmërisë dhe sakrificës për një botë të drejtë, në paqe dhe në shërbim të njerëzve në nevojë.

Vetë Meta u shpreh në Fb: "Forumi i Parisit për Paqen, një platformë e shkëlqyer për shkëmbimin e mendimeve me drejtues të lartë nga e gjithë bota, ku pata mundësinë për të biseduar me homologë, mbi sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tij europiane. Kënaqësi t’i dhuroja Forumit, portretin e Shenjtores Nënë Tereza, simbol i përkushtimit, devotshmërisë dhe sakrificës për një botë të drejtë, në paqe dhe në shërbim të njerëzve në nevojë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco