Inspektori nxjerr FOTO-t: Dy drejtorë të PS vjedhin tokat në Sarandë, na thanë 'mos ndërhyni'!

Inspektori nxjerr FOTO-t: Dy drejtorë të PS vjedhin tokat në Sarandë, na thanë 'mos ndërhyni'!

14:25, 31/10/2019
A+ Aa A-

Një grabitje pronash në sy të të gjithëve dhe dhe duke penguar institucionet shtetërore të veprojnë, është duke u kurdisur në bregdetin e Sarandës, tek Tre Ishujt.

Një inspektor i IMT-së ka guxuar ta denoncojë deri edhe me emrat e personave që janë duke e përgatitur vjedhjen e tokave hap pas hapi, njeri ish-drejtor i Hipotekës e tjetri drejtor aktual.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar të plotë denoncimin e guximshëm të inspektorit të Ndërtimit me këtë shënim: “Narkopushtetarë që grabisin tokat e qytetarëve! Shikoni fotot dhe lexoni denoncimin e inspektorit dixhital.”

I nderuar zoti Berisha! Po ju drejtohem juve, pasi vetëm ju në këto kohë jeni kthyer në zërin e qytetarit të thjeshtë.

Une jam një inspektor pranë Inspektoriatit të Ndërtimit Sarandë dhe desha të denoncoj sesi po vidhen tokat e qytetarëve nga njerëzit me pushtet të PS.

Një tokë në bregdet, tek Tre Ishujt buzë detit, po vidhet; në toka po instalojnë kioska me panele sanduiç duke zaptuar tokat dhe ne na thonë që të mos ndërhyjmë për të hequr këto instalime të paligjshme në tokën e qytetarëve.

Ato po i vë ish-Drejtori i Hipotekës Tepelenë dhe një emër i njohur i PS në zone, Sulo Muço, nën mbrojtjen dhe garancinë e drejtorit të Kadastrës, i cili do të bëjë legalizimin dhe t’ia heqë pronarëve si tokë, Ardian Kola, që ka edhe ai pjesë aty.

Ne me urdhër na është thënë që të mbyllim sy e veshë për ato kioska që instalohën natën dhe pronari i tokës nuk ka ç’të bëjë.

Ja dhe me foto ky krim që po i bëhet qytetarëve. Ju lutem anonim”. - (Inspektor pranë Inspektoriatit të Ndërtimit në Sarandë.)

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco