Moshapja e negociatave/ SHBA: Shpresojmë në një konsensus para Samitit të Zagrebit

Moshapja e negociatave/ SHBA: Shpresojmë në një konsensus para Samitit të Zagrebit

23:07, 18/10/2019
A+ Aa A-

Moshapja e bisedimeve më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka sjellë edhe reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në një deklaratë për mediat, DASH thotë se, SHBA është e zhgënjyer që Këshilli i Europës nuk pranoi të hapë negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë në samitin dy ditor.  

Por DASH shpreson se në Samitin e Zagreb, majin e ardhshëm, BE të marrë një vendim pozitiv për dy vendet.

Deklarata e DASH:

Shtetet e Bashkuara mbështesin përkushtimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ndaj integrimit transatlantik dhe aspiratat e tyre për anëtarësim në Bashkimin Europian. Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë.

Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër.

Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë teksa vazhdojnë punën për të forcuar sundimin e ligjit, për të çuar përpara përpjekjet anti-korrupsion, për të zhvilluar ekonomitë e tyre dhe për të luftuar krimin e organizuar. I

nxisim të dy vendet të mbeten të palëkundur në ndërtimin e shoqërive transparente, të bazuara në rregulla dhe demokratike që iu përgjigjen nevojave të qytetarëve.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojmë me partnerët europianë për të çuar përpara synimet e përbashkëta të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N19/10/2019 09:48

Rama beri votime moniste me bekimin tuaj populli shqiptar i refuzoi keto votime kush ka te drejte.

I deleguari19/10/2019 00:21

Reagimi i departamentit të shtetit eshte kryekeput I kundert me ate të Lulzim Bashes dhe të të gjithe opozites!. Nder të tjera thuhet se “ njohim faktin se KE nuk percaktoi kushte të reja per hapjen e negocjatave”! Ky reagim perben skandal me vehte! Kush mund ta spjegoje se pse DPA nuk ka dijeni per 10 kushtet e vendosura ndaj Shqiperise! Si mund të justifikohet opozota alla Olandeze qe nuk ka bashkepunim me nderkombetaret dhe nuk I informon! Eshte paaftesi apo e qellimshme nuk ka rendesi! Lulzim ky eshte maskarallek dhe legenllek! Duhet të largohesh urgjent

Shpellar,lab,lal,laluc,malok18/10/2019 23:24

Si ka mundesi qe po cuditeni dhe u zhgenjyet nga Europa, moj ambasy of UUUSA! Edhe per ju fajin e ka Saliu,Makroni,Merkel,Basha,eahh!!?? Kiss my ass,again and again,all of your staff!!! And by the way, please, take care of Bochard's middle finger... !!??

Shto koment

Denonco