Kush është ambasadori Genti Gazheli, i mbiquajtur ‘Çorapja’ apo ‘Lavatriçja e parave të pista’

Kush është ambasadori Genti Gazheli, i mbiquajtur ‘Çorapja’ apo ‘Lavatriçja e parave të pista’

21:03, 18/10/2019
A+ Aa A-

Në një kamp të burgosurish, diku në Siri, në mes të një lufte është i vetëm Alvin Berisha, fëmija shqiptar 11 vjeç, i gjymtuar nga një shpërthim bombe ku mbeti e vdekur dhe e ëma e tij.

Rasti i Alvinit, i cili tronditi mbrëmë të gjithë opinionin publik në Itali dhe Shqipëri u njoh nëpërmjet emisionit italian “Le Iene”, gazetarët e të cilit udhëtuan drejt kampit së bashku me babain e të miturit, Afrim Berishën i cili pas 5 vitesh takoi djalin e tij.

Pamje të tmerrshme, një burrë i cili shpërthen në lot teksa përqafon të birin i mbetur i vetëm mes qindra të burgosurish për terrorizëm.

Edhe më i tmerrshëm momenti kur i duhet ta lërë pas, edhe pse i premtoi se do ta merrte me vete.

Ambasada shqiptare në Turqi, vetë ambasadori ynë Gent Gazheli u tërhoq në momentin e fundit nga fjala e dhënë.

“Fëmija duhet të lërë kampin vetëm në praninë e autoriteteve shqiptare, sepse ka ende nënshtetësi shqiptare“, thotë një nga punonjëset e kampit.

Ndaj Afrim Berisha, baba dhe i dy vajzave të tjera duhet ta lërë të shkojë, të birin 11 vjeç i cili largohet prej tij duke çaluar derisa zhduket mes çadrave të zhulta të kampit.

Sot e 11 ditë askush nuk di të thojë çfarë po bëhet me Alvin Berishën. Në fund, krejtësisht i zhgënjyer nga ambasadori shqiptar në Turqi, gazetari i ‘Le Iene’, Luigi Pelazza lëshon një apel për kryeministrin dhe presidentin italian: A mund të bëni diçka ju për Alvinin?

Po kush është ambasadori ynë në Turqi Genti Gazheli, në profilin dhe faqen e të cilit kanë vërshuar dje dhe sot qindra mesazhe përbuzëse pas një akti prej frikacaku?!

Genti Gazheli është emëruar ambasador i Shqipërisë në Turqi rreth 3 vjet më parë, ndërsa në “Foreign Policy News” u komentua si praktikë korrupsioni nga qeveria Rama.

“Emërimi i fundit i Z. Gent Gazheli si ambasador në Turqi shërben si një dëshmi për shumë praktika korruptive të bëra në Shërbimin e Jashtëm Shqiptar. Z. Gazheli është pasuruar shumë, duke arritur në miliona euro, gjatë shërbimit të tij si roje dogane në vende të ndryshme kufitare në Shqipëri.

Në faqen e tij zyrtare Z. Gazheli, publikon njoftime për shtyp pa përmendur kohën dhe datat kur u zhvilluan takimet apo emrat e pjesëmarrësve në to. Kjo praktikë është qëndrimi tipik i anëtarëve të partisë besnike, që keqmenaxhojnë fondet publike dhe mbrojnë aktivitetet e paligjshme të frymëzuara dhe të udhëhequra nga eprorët e tyre.“, citohej asokohe në artikullin e medias së huaj.

Por Gazheli ka një histori edhe më interesante në Shqipëri. Shokët e tij në doganë ku dhe punoi për një kohë të gjatë duke e nisur karrierën si roje, e thërrisnin ‘çorapja’, ndërsa PD dhe vetë Berisha e sulmonin si ‘kryefinancieri i PS” apo ‘lavatriçja e parave të pista’ me të cilat ‘ushqehej’ Rilindja.

Prej disa orësh ambasadori Gazheli ka mbyllur faqen në Facebook pas një lumi komentesh dhe shfryrjeje zemërimi ndaj tij. /Faxweb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ana19/10/2019 08:19

o Ambasador plehre. ta dhente zoti tek femija jot.

Shto koment

Denonco