Macron i 'hoqi vizën', rrjeti tallet me Ramën

Macron i 'hoqi vizën', rrjeti tallet me Ramën

21:43, 16/10/2019
A+ Aa A-

Franca dhe presidenti i saj Emmanuel Macron i dhanë goditjen e fundit shpresave të qeverisë Rama se, vendimi për hapjen e negociatave mund të ishte pozitiv.

Në konferencën e sotme për shtyp, përkrah kancelares gjermane, Agela Merkel, Macron foli qartë dhe prerë.

Sipas tij, Shqipëria, pjesë e Schengen, ka numrin e dytë më të madh të azilantëve në Francë.

Deklarata e fortë e Macron ka sjellë reagime edhe në Shqipëri, jo vetëm nga politika dhe media, por edhe nga qytetarët në rrjetet sociale.

Dhe në momente të tilla nuk mund të mungonin memet e Genc Sejkos, të cilat venë në lojë dhe ironizojnë veprimet e kryeministrit Edi Rama. /Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco