Gazetari tallet me Top-in/ Kronika që i kaloi edhe pritshmëritë e Ben Blushit

Gazetari tallet me Top-in/ Kronika që i kaloi edhe pritshmëritë e Ben Blushit

21:18, 16/10/2019

Dokumenti sekret shqyrtohet nga Vettingu/ Muçi në lidhje të papërshtatshme”.

Kështu thuhet në një kronikë të Top-Channel, e cila ka në fokus dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili kandidon Besnik Muçin, i propozuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Kjo kronikë e Top-Channel ka sjellë edhe reagimin e gazetarit Dritan Kaba.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kaba shprehet se, kronikë më të porositur politikisht dhe me argumenta idiotë, nuk është parë në mediat tona.

"Top Channel në fakt 90% te lajmeve i ka me porosi, por kjo kronika e sotme i kalon edhe pritshmëritë e Ben Blushit", shkruan ndër të tjera Kaba.

Postimi i plotë i Dritan Kabës:

IDIOTESIA DHE SHERBIMI I PATURP NUK KANE ASNJE KUFI!

Nuk kisha degjuar ndonje kronike me te porositur edhe me argumenta me idiote se kjo e Muhamed Veliu per propozimin e Presidentit per kandidaturen e Besnik Muçit si anetar i Gjykates Kushtetuese. Top Channel ne fakt 90% te lajmeve i ka me porosi, por kjo kronika e sotme i kalon edhe pritshmerite e Ben Blushit.

Me ben te qesh edhe te vjelle njekohesisht jo vetem tempi i transmetimit te lajmit, a thua se kishte shpikur rroten, por “deduksionet” ishin gjigandeske per nga idiotesia.

Me vjen te qesh edhe te vjell njekohesisht per akuzat e DSIK, nje institucion qe drejtuesit e saj po te kishte prokurori te pavarur duhet te ishin para drejtesise per shperdorim e tyre. Quajne lidhje te papershtashme se pinka kafe me nje qe i ka dhene makines i dehur!? Me nje tjeter qe paska blere shtepine dhe ky qenka denuar per moskallzim krimi!?! Kur shkon blen shtepine si pas DSIK dhe Metit duhet te pyesim pronarin per certifikaten e penalitetit. Idiotesia ne kete vend nuk ka kufi, as sherbimi i paturp gjithashtu!

Arsyetimi i ketij komisionerit Dariel Sina eshte nje idiotesi akoma me e madhe. Si mund te akuzosh dike per pasterti figure kur ke marre nje apartament tek dikush qe eshte vetem i proceduar per vepra penale qe nuk kane lidhje me krimin e organizuar.

Sa turp kur gazetari behet zedhenes i manipulimeve te tilla!

Kronika së cilës i referohet Dritan Kaba:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco