Konferenca me homologun italian/ Rama: I kemi kryer detyrat, hapja e negociatave edhe në interesin e BE

Konferenca me homologun italian/ Rama: I kemi kryer detyrat, hapja e negociatave edhe në interesin e BE

17:28, 15/10/2019
A+ Aa A-

Kryeministri, Edi Rama, falenderoi homologun e tij italian për qëndrimin konsistent që Italia ka mbajtur në mbështetje të perspektivës europiane të Shqipërisë dhe gjithë rajonit të Ballkanit.

Gjatë konferencës me homologun italian, Giuseppe Conte, kreu i qeverisë shqiptare tha se më 19 tetor dielli do të lindë sërish, edhe nëse nuk do të kemi një “PO” të qartë nga KE.

“Për ne Evropa është një marrëdhënie e fortë, që ka një prejardhje të hershme, që është pjesë e historisë sonë, e ëndrrës sonë. Për ne Evropa është një hapësirë sigurie. Ne vijmë nga një epokë jo shumë e largët në kohë, ku gjendeshim si Koreja e Veriut e Evropës, kemi parë luftën me sytë tanë.

Gjysma e kosovarëve braktisën shtëpitë e tyre dhe mbërritën te ne, kur ne ishim të rritur, të pjekur. Historia nuk është thjesht një film bardhë e zi. Është rrugëtimi i vetëm, jo për Evropën, por për ta shndërruar Shqipërinë në një shtet të së drejtës, në një shtet evropian. Ne nuk po kërkojmë dhuratë, lëmosh, por atë që na përket. Ne po kërkojmë vetëm të çelen negociatat, më tej do tregojmë se duam të bëhemi pjesë e BE.

Në këto momente, shumë prej vendeve anëtare të BE, po të ishin në vendin tonë, do të kishin bërë të njëjtën gjë. Më 19 tetor dielli do të lindë sërish, jeta është e bukur. Nëse nuk do të kemi një “PO” të qartë, do ta marrim parasysh dhe do të vijojnë, sepse në fund të fundit, ky rrugëtim është për ne”, deklaroi Rama.

"Vizita e kryeministrit Conte në Tiranë sot është edhe në kuadrin e një jave shumë të rëndësishme për BE dhe Shqipërinë, në vigjilje të një takimi të Këshillit Europian ku ndër të tjera dob të diskutohet dhe vendimi për çeljen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut. 

Falenderoj Italinë dhe qeverinë italiane që asnjë momnent nuk është lëkundur në mbështjen e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe gjithë rajonit në prespektivën europiane. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë kryer detyrat e tyre. Është sa në interesin tonë aq dhe të BE që ky proces të shkojë përpara.

Vetë Conte, i cili e ka vizitën e tij të parë në Shqipëri, konfirmoi qëndrimin pro hapjes së negociatave me BE", shtoi Rama.

"Italia e mbështet çeljen e negociatave për anëtarësim. Personalisht ditën e premte do ta mbështes këtë pozicion", deklaroi kryeministri italian.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, mbërriti pasditen e sotme në Tiranë,  për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Në orën 17.30 do të ketë një takim edhe me Presidentin Ilir Meta.

    Konferenca e përbashkët për shtyp Rama-Conte:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco