Dialogun me Serbinë do ta drejtoj unë, jo Presidenti Thaçi’

Dialogun me Serbinë do ta drejtoj unë, jo Presidenti Thaçi’

23:12, 09/10/2019
A+ Aa A-

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se nuk do të jetë një kryeministër arrogant me opozitën dhe se bashkë me këtë të fundit do të krijojë një ekip negociator për dialogun me Serbinë. Këtë dialog thotë se do ta drejtojë vetë ai, ndërsa drejtimin e këtij dialogu nga Presidenti i Republikës e cilëson të gabuar.

Blendi Fevziu: Nëse do të shkoni në dialog me Serbinë, duket që SHBA e kanë marrë shumë seriozisht këtë dialog, përderisa Presidenti Trump ka caktuar një të dërguar special përtej atij për Ballkanin, një të ngarkuar direkt të tijin për dialogun Kosovë-Serbi. Sa të përfshira do të jenë SHBA-të në këtë dialog?

Albin Kurti: Do të jenë shumë të përfshira, ne kemi edhe letrën e Presidentit Trump nga Dhjetori i vitit të kaluar. Mirëpo Presidenti Trump aty thotë se ne duhet të flasim me një zë unik në Kosovë, gjë që nuk ka qenë rasti në dy vitet e fundit.

Blendi Fevziu: Dhe ju mendoni se do ta keni zërin unik si Kryeministër?

Albin Kurti: Unë si Kryeministër i ri i Republikës së Kosovës nuk do të jem arrogant ndaj opozitës, do të krijoj një ekip negociator bashkë me opozitën dhe nuk do të lejoj që Serbia të futet si pykë në skenën politike kosovare, të në ndajë e të na përçajë.

Blendi Fevziu: Kush do ta drejtojë dialogun me Serbinë?

Albin Kurti: Unë.

Blendi Fevziu: Kush ju mandaton për këtë?

Albin Kurti: Si Kryeministër i Republikës së Kosovës, në një shtet të pavarur që është republikë parlamentare dhe demokratike, kjo më takon.

Blendi Fevziu: Deri tani është marrë Presidenti i Republikës me këtë çështje.

Albin Kurti: Gabimisht pra, prandaj edhe dështoi.

Blendi Fevziu: Do të përjashtohet krejtësisht apo do të përfshihet edhe Presidenti në dialog.

Albin Kurti: Jo këtë do ta udhëheq unë. Presidenti i Republikës së Kosovës do të jetë president, por ai është përfaqësuesi i politikës së jashtme, jo krijuesi i politikës së jashtme. Ai është sjellë si krijues i politikës së jashtme, ai nuk mund të jetë më krijuesi i politikës së jashtme./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqipe09/10/2019 23:59

Ky duket shum i ndjeshem , patriot i madh, i vendosur per te punuar per kombin e vet. Eshte njeri i zgjuar qe ska shanc qe ja hedh kush. Njeri qe te ben per vete me ate qe thot sepse cdo gje qe thot ka kuptim. Ai nuk flet kot perkundrazi ka njohuri te thella per cdo fush te jetes dhe eshte tejet inteligjent. Nuk e kuptoj se pse ky njeri duhet te vunte kaq shume dhe pse se kan lene te ecte perpara. Ata shqiptar qe e kan bllokuar kete person jan djall i djallit. Ky person do te beje shume her me shume persona per vete domethen me shum sec i ka pas, njesoj sic me ka ber mua dhe familjen time per vete. Albin Kurti qenka politikan i atille qe edhe dit e nat ta degjosh nuk merzitesh, kjo fale njohurive qe ka. Si perfundim mendoj qe eshte fati i Kosoves dhe i gjith Shqiptareve qe Albin Kurti eshte ne drejtim. Ky nuk krahasohet fare me drejtuesit e tjere

Shto koment

Denonco