Flet gazetari investigativ: Si nisi rrënimi i dosjes 'Tahiri', dy goditjet që mori çështja

Flet gazetari investigativ: Si nisi rrënimi i dosjes 'Tahiri', dy goditjet që mori çështja

22:21, 20/09/2019
A+ Aa A-

Gazetari investigativ Basir Çollaku, i ftuar në Ora News, tregoi sesi nisi rrënimi i dosjes "Tahiri" dhe që u finalizua me dënimin me 3 vjet shërbim prove nga Gjykata e Krimeve të Rënda një ditë më parë.

Sipas tij, gjyqtarët dënojnë më tepër denoncuesin sesa të dënoncuarin

"Kam folur me një nga prokurorët që është marrë me këtë histori dhe më tha: Kur po debatonim sesi ta merrnim para se të shkonte kërkesa në kuvend për arrestim, ideja dominuese profesionalisht ishte që ta fillojmë hetimin në terren. Ishin 200 oficerë policie të kallzëuar për bashkëpunim me bandat e kultivimit të drogës. Duke ardhur tek oficerët, drejtuesit, shefat e komisariateve, drejtuesit e policive, do ngjiten skema lart dhe kur të shkonin te Ministri i Brendshëm që ishte administratori i kësaj gjëje, nuk kishin më nevojë për prova nga Italia, se provat janë në Shqipëri, këtu është bërë vepra penale.

Dikush, diku, dikur, e shkëmoqi këtë ide dhe erdhi pastaj piramida poshtë. Goditjen e dytë e ka marrë te ekstradimi i paligjshëmn i Nazer Seitit. Ministrja ka firmosur, prokurorja e përgjithshme e përkohshme, përhershme, e përjetshme, e pafajshme ka firmosur, drejtues burgjesh, komisariatesh, gjetën dhe një avokat pushteti Detar Hysin dhe ai luajti skemën e qeverisë dhe hoqën bllokun, shënimet, të dhënat kush ka marrë para, sa ryshfete janë marrë, sa janë dhënë.Gjyqtarët dënojnë më tepër denoncuesin sesa të dënoncuarin", u shpreh ndër të tjera Basir Çollaku.

Treshja e gjyqtarëve, e përbërë nga Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, pas 10 orësh konsultim, e shpalli fajtor Tahirin për “Shpërdorim detyre”.

Ai u dënua me 5 vjet burg, të cilat konvertohen në 3.4 vjet shërbim prove. /Syri.net
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera21/09/2019 01:04

Ne karriken e gjyqtarit te ulet vetem gjyqtari i bere,ne tru dhe ne shpirt; i cili te kerkoje te ndihmohet vetem nga njerezit e ndershem ne menyra organizative te ndryshme te marrjes se mendimit.

Shto koment

Denonco