Qytetari kryeministrit-shefi i sigurimeve na bërtet si gomar. Rama; do verifikojmë gomarin!

Qytetari kryeministrit-shefi i sigurimeve na bërtet si gomar. Rama; do verifikojmë gomarin!

13:08, 18/09/2019
A+ Aa A-

Pavarësisht nga skandalet e përditshme me koncesionet dhe të inkriminuarit që po i dalin radhë-radhë edhe si kryetar bashkish, Edi Rama, vazhdon të bëjë sikur vendi është në normalitet dhe jep çdo ditë shfaqje të “bashkëqeverisjes” me qytetarët.

Kështu ka bërë edhe paraditen e sotme, duke prezantuar live në ERTV problematika të zgjidhura të qytetarëve, të cilët e kishin gjetur shpëtimin jo nga administrata e tij e korruptuar dhe e paaftë por te platforma e bashkëqeverisjes.

Por gjatë këtij takimi ndodhi një “incident”, që ja nxori krejtësisht bojën kryeministrit Rama dhe e vuri live në siklet. Një ish i dënuar politik i cili ka marrë zgjidhje të problemit që kishte me Sigurimet Shoqërore për efekt pensioni nëpërmjet portalit, nuk u mjaftua me kaq, por siç duhet të ndodhë normalisht i kërkoi llogari kryeministrit, se përse nuk merren masa për ata të administratës poshtë që jo vetëm nuk bëjnë detyrën por edhe bëjnë arrogantin me hallexhinjtë.

 “Mos harroni se keni punë për të bërë, se burokraci ka në shumë zyra, ka shumë probleme.  Unë jam njeri që jetoj vetëm për momentin, nuk kam të ardhura të tjera, biznes nuk bëj se s’kam takat, me bixhoz nuk merrem, me se të jetoj. Kam ardhur nga Vlora që në 5 të mëngjesit për këtë punë, ka shumë vende që lënë për të dëshiruar, ke njerëz të paaftë të Sigurimet Shoqërore, ka plotë video, që nëse do i shohësh do qeshësh. Përgjegjësi atje te Sigurimet, ulërinte si gomar, dhe përgjigje nuk të jepte asnjë njeri. Edhe në stallë të derrave do të kishte më rregull e më disiplinë”, denoncoi qytetari atë që ndodh në të vërtetë përtej spektakleve që jep Rama në ERTV.

Pas kësaj, Rama, duke u spërdredhur i tha denoncuesit, se do ta verifikojnë “stallën e derrave” të sigurimeve shoqërore në Vlorë dhe shefin e tyre që pëllet si gomar.

 “Respekt për fjalët e drejtpërdrejta, nuk kam asgjë për të kundërshtuar, rasti do verifikohet…”, e kaloi kryeministri këtë denoncim të fortë sy më sy nga qytetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz18/09/2019 14:26

I nderuar qytetar! Shefi sigurimeve ne Vlore pellet si gomar, se ne ate post e ka vene, jo zotesia e tij, por partia e kryegomarit Edver Taqi Bajges!

Shto koment

Denonco