Kushti i radhës për Ramën/ Partia e Makron, kritika për azilkërkuesit nga Shqipëria

Kushti i radhës për Ramën/ Partia e Makron, kritika për azilkërkuesit nga Shqipëria

13:17, 17/09/2019
A+ Aa A-

Partia “La Republique en Marche”  e presidentit francez, Emanuel Makron, është treguar sërish kritike ndaj Shqipërisë për numrin e lartë të kërkesave për azil në vend. Sipas zëdhënëses të kësaj force politike, Aurore Berge, meqenëse vendi konsiderohet i sigurt nga pikëpamja demokratike dhe politike, aplikimet janë të paligjshme.

Në komentet e saj gjatë së martës, ajo mbështeti pikëpamjet e presidentit Macron, për një linjë "qëndrueshmërie", por "me humanizëm" për emigracionin, duke paralajmëruar edhe rrezikun nga keqpërdorimi i së drejtës për azil.

Image

Franca vijon ta komentojë me shqetësim situatën e azilkërkuesve dhe emigracionin e parregullt nga Shqipëria.

Shifrat e Eurostat tregojnë se kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë në Francë arritën në 5,305 në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, duke kryesuar listat kombëtare.

Në një kohë kur kanë mbetur vetëm pak javë nga vendimi i rëndësishëm për çeljen e negociatave me BE-në, zëdhënësja e partisë së presidentit Emanuel Makron, e cilëson këtë trend jokarakteristik dhe të paligjshëm.

"Nëse duam që e drejta për azil të vazhdojë të ketë kuptim, nuk mund të lejojmë që ajo të devijohet, dhe që Franca të kthehet në një vend të parë për azilkërkues nga Shqipëria apo Gjeorgjia, për shembull, pasi është e qartë se këto nuk janë kërkesa karakteristike dhe legjitime për azil," shprhet Berge.

Ajo informoi gjithashtu se tema për emigracionin do të debatohet në parlamentin francez në datat 30 shtator dhe 2 tetor.

Deklarata e saj pasoi atë të kryeshtetarit Makron një ditë më parë, kur para deputetëve të mazhorancës, aleatëve dhe senatorëve tha se çështja e emigracionit duhet trajtuar me guxim dhe duhet parë interesi i përgjithshëm.

Shqipëria konsiderohet ligjërisht si një vend i sigurt nga shtetet europiane, ndaj shumë kërkesa për azil apo emigracion të parregullt refuzohen vazhdimisht.

Për shqipërinë edhe Holanda është treguar skeptike për çeljen e negociatave me BE-në në muajin tetor. Ky vend, javën e kaluar, ngriti një shqetësim të ngjashëm në Komisioni Europian.

Dy eurodeputetët Malik Azmani dhe Karolin Nagtegal apeluan qeverinë shqiptare të bëjë më shumë me fushatat sensibilizuese në televizione apo shtypin e shkruar kundër emigracionit të paligjshëm.

https://www.parismatch.com/Actu/Politique/La-porte-parole-LREM-Aurore-Berge-le-droit-d-asile-ne-peut-etre-devoye-1647388

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco