Meta me zyrtarin e lartë gjerman: Antagonizmi të marrë fund, të zëvendësohet me dialog konstruktiv

Meta me zyrtarin e lartë gjerman: Antagonizmi të marrë fund, të zëvendësohet me dialog konstruktiv

19:39, 16/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur sot në një takim në Presidencë Sekretarin  Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtëisë të Gjermanisë, z. Christian Lange, ku shprehu besimin në mbështetjen e Gjermanisë për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe strategjike ndërmjet dy vendeve.

‘Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti në një takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, njëkohësisht deputet i SPD në Bundestagun gjerman, z. Christian Lange. 

Presidenti Meta shprehu besimin në mbështetjen e Gjermanisë për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe strategjike ndërmjet dy vendeve. 

Duke inkurajuar një vendim pozitiv të Këshillit Europian të 17-18 tetorit 2019 për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Presidenti Meta theksoi se qasja antagoniste ndërmjet palëve duhet të marrë fund sa më shpejt, për t’u zëvendësuar nga dialogu konstruktiv dhe respektimi i ndërsjellë i Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës.’-thuhet në njoftimin e Presidencës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco