Arena Kombëtare gjymtohet nga Qendra Tregtare e klanit Rama!

Arena Kombëtare gjymtohet nga Qendra Tregtare e klanit Rama!

11:41, 14/09/2019
A+ Aa A-

“Arena Kombëtare gjymtohet nga Qendra Tregtare e klanit Rama! Kjo qendër ha njërën tribunë të stadiumit dhe një pjesë të fushës!” Ky është denoncimi i ri edhe më fortë që ka bërë sot, ish-kryeministri Sali Berisha, në adresë të stadiumit kombëtar, që po propagandohet me bujë nga Kryeministrit. “Lexoni akuzat e rënda dhe shikoni foton e qytetarit dixhital,” ka ftuar Berisha në vijim të denoncimit të ri në Fb.

Përshëndetje z. Berisha.

Po ju shkruaj për të denoncuar gjymtimin e Arenës Kombëtare për llogari të klanit Rama.

Përveç kullës 27- katëshe që keni denoncuar edhe ju dhe që të gjithë e flasin si kullë të klanit Rama, në mënyrë pothuajse të fshehtë del se 1/3 e Arenës Kombëtare e ka marrë Qendra tregtare, e cila thuhet se është e tëra pronë e klanit Rama.

Për shkak të ndërtimit të saj, Arena nuk do të përdoret për gara atletike sepse është zvogëluar fusha, përveç kësaj qendra e klanit Rama ka zhdukur njërën tribunë të Arenës Kombëtare.

Stadium skandaloz. Rëndësi ka që qendra e tij të dilte mirë, po stadiumi gjysmak si përherë.

Dhe tani Rama na mburret me qendrën tregtare familjare.

E mbante të fshehtë në videot tri dimensionale, por tani dalin pamjet që tregojnë se çfarë stadiumi ka bërë.

Më mirë të quhet Qendra Tregtare Rama dhe fushë stërvitje e Kombëtares, sepse në fakt kështu e kanë katandisur.

Me respekt.

    PAMJET E MARRA SE FUNDMI NGA ARENA KOMBETARE

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    ervin17/09/2019 23:32

    Qender tregetare me stadium ka edhe ne Beograd. Kjo eshte e dyta. Ta gezojme qendren tregtare kombetare me stadium!

    Agim14/09/2019 15:06

    I vetmi stadium ne bote per standartin qe ka "pa tribune" .Ta gezojne rilindasit.U prezantua si nga me modernit dhe me te bukurit te kohes.Megjithate e kane nje merite sepse sollen risi : "Pa tribune". U kenaqe zoteria jote.........

    Shto koment

    Denonco