Meta në ‘Çim Peka LIVE’, zbulon si e takoi presidentin Bush

Meta në ‘Çim Peka LIVE’, zbulon si e takoi presidentin Bush

23:53, 13/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net.

Presidenti Meta deklaroi se ka marrëdhënie të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u shprehur se nuk ka në Shqipëri një politikan tjetër përveç tij që të ketë qenë më korrekt me SHBA.

Duke thumbuar kryeministrin Edi Rama, Meta tha ‘Çim Peka LIVE’ se nuk ka pasur nevojë për të lobuar për foto, pasi kur ka kërkuar diçka e ka arritur dhe do ta arrijë gjithmonë.

Lidhur me këtë, ai solli në vëmendje takimin me Presidentin e SHBA, George Bush, në kohën kur ishte kryeministër i vendit, duke thënë se e kërkoi këtë takim dhe e realizoi brenda ditës.

‘Marrëdhëniet e mia me SHBA kanë qenë dhe janë të shkëlqyera. Janë të tilla sepse nuk janë klienteliste. Këtu do të jemi dhe të shikojmë.

Unë nuk kam ndërhyrë dhe as nuk kam mbajtur ndonjë krah në zgjedhjet amerikane.

Unë nuk kam bërë asnjë foto me para.

Kur kam dashur të bëj një takim me presidentin e Amerikës e kam marrë brenda ditës, me anë të Kondoleza Rajs.

Mua Amerika më duhet të mbrojë interesat strategjike të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Për çfarë ju duhej takimi me Xhorxh Bush?

Vizita ishte zyrtare, axhenda ishte e shkëlqyer. Të gjithë ishin në axhendë përveç presidentit. Më thanë miqtë tanë amerikanë që për kryeministrin e Shqipërisë ky është protokolli. Qëlloi që në ditët që unë isha në Uashington do të vinte presidenti Trajkovski, për çështjen e Maqedonisë. Dhe në moment që marr lajmin unë edhe këtë do ta shfrytëzojë doktori dhe këtë e priti dhe këtë se priti. Gjykova që duhej bërë një takim për një balancë në situatën ndërkombëtare. U kërkua një takim.

Të nesërmen në mëngjes ra telefoni në ambasadën shqiptare dhe u tha se në orën 11:00 kryeministri i Shqipërisë të jetë atje dhe në orën 11:20 do të jetë edhe presidenti. Mund të bëni foto, shkëmbeni mesazhe etj.

Ky është takimi me presidentin Bush', tha presidenti Ilir Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco