A e jep dorëheqjen Ilir Meta nëse Venecia vërteton se ka shkelur Kushtetutën? Ja përgjigja

A e jep dorëheqjen Ilir Meta nëse Venecia vërteton se ka shkelur Kushtetutën? Ja përgjigja

22:02, 13/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net.

I pyetur nga gazetari Çim Peka nëse Komisioni i Venecias gjen fakte se ka shkelur Kushtetutën a do të japë dorëheqjen Ilir Meta nga posti i tij, Presidenti është shprehur i gatshëm të largohet.

‘Nëse Komisioni i Venecias thotë se Presidenti ka shkelur kushtetutën a do ta jepni dorëheqjen?

Patjetër. Nëse Venecia thotë që Presidenti Ilir Meta ka shkelur kushtetutën unë do të largohem.

Unë kam dhënë dorëheqje edhe si kryeministër.

Të thotë Venecia që e kam shkelur Kushtetutën dhe unë të rri President, kjo nuk ndodh.

Sa herë qeveria e ka shkelur kushtetutën, sa herë qeveria ka rrëzuar ligje.

Ku e kam shkelur unë kushtetutën, këtë më thuaj?

Ka zhdekretuar thotë Vasilika dhe Ulsiu. Kanë marrë porosi për të thënë zhdekretuar, sepse nuk ka zhdekretim.

Unë kam dekretuar për të rrëzuar dekretin tim. Ky nuk është dekret që kontrollohet nga parlamenti’, tha gjatë intervistës Presidenti Ilir Meta në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco