Meta shpjegon zhdekretimin,  ja pse shteti i propagandës luan me shtetin e së drejtës

Meta shpjegon zhdekretimin, ja pse shteti i propagandës luan me shtetin e së drejtës

17:50, 11/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka folur në konferencën për shtyp edhe debatin e shumëpërfolur për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ku maxhoranca socialiste shpesh ka përgojuar që nuk ekziston termi zhdekretim në aktet që rregullojnë Presidencëm

‘Ju dëgjoni shpesh që jetojmë në dy shtete, në atë të propagandës dhe të së drejtës. Në shtetin e propagandës thuhet që Presidenti nuk ka të drejtë të zhdekretojë dhe me ju me të drejtë thoni a eksizton fjala zhdekretim. Jo nuk ekziston. Por unë a kam të drejtë të nxjerrë dekrete. Dhe a ka të drejtë ti shfuqizoj dekretet që nxjerr. Kuvendi i Shqipërisë a ka të drejtë të nxjerrë ligje. A ka të drejtë që ti kthejë ligjet që nxjerr. Qeveria a ka të drejtë të nxjerrë vendime. A ka të drejtë ti shfuqizojë. Po unë kam të drejtë të nxjerrë një dekret për të shfuqizuar dekretet e mëparshme?

Qeveria a ka të drejtë të nxjerrë një vendim për të shfuqizuar një vendim të mëparshëm. Nëse unë do të bëhesha si shteti i propagandës, do na mjaftonte çështja e Beketit, po të shkojnë njerëzit në Strasburg.

Kjo është një e drejtë kushtetuese e padiskutueshme e Presidentit.

E gjitha kjo është një lojë propagandistike që njerëzit të thonë që ore me të verëtë e ka shkelur Kushtetutën ky Presidenti. Komsioni i Venecias nuk është komision propagande por i ka shërbyer më së miri shtetit të së drejtës.  

Jemi me vërtetë shtet parlamentar por nuk duhet të harrojmë që Presidenti është Presidenti i Republikës, dhe si të tillë detyrat janë shumë të ndara, në bazë të të parimit ‘check and balance’-tha Meta.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco