Komisioni i Venecias sot në Republikën e

Komisioni i Venecias sot në Republikën e "Bananeve"!

19:13, 10/09/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një shënim në profilin e tij në facebook duke komentuar mbërritjen e Komisionit të Venecias në Tiranë, që do të marrë në shqyrtim ligjshmërinë e shkarkimit të Presidentit Meta, shkruan se kjo mund të ndodhë vetëm në Republikën e Bananeve.

‘A mundet dikush të më tregojë ndonjë Parlament tjetër, që kërkon të shkarkojë Presidentin e vendit të tij dhe për këtë thërret Komisionin e Venecias që të vendosë?!

Komedi apo tragjedi shekspiriane kjo?!

Në fakt të dyja së bashku.

Dhe realisht kjo dramë po luhet këto dy ditë në Tiranë, gjoja me seriozitet, nën reflektorët e të gjithë medias dhe sytë e shqyer të publikut tonë të ccoroditur.

Dje në ish zyrat e KQ të PPSh pamë aktin e parë të saj, sot po ndjekim të dytin.

Të presim dhe epilogun tashti….do të na bëjë të qeshim apo të qajmë?

Siç duket të dyja së bashku.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco