Kryengritja e Postribës - kryengritja antikomuniste e parë dhe më e fuqishme e kohës së vet!

Kryengritja e Postribës - kryengritja antikomuniste e parë dhe më e fuqishme e kohës së vet!

20:43, 09/09/2019
A+ Aa A-

Shkruan Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha ka përkujtuar në një shënim në facebook Lëvizjen e parë Antikomuniste të Postribës në vitin 1946, të cilën e cilëson si kryengritjen e parë dhe më të fuqishme antikomuniste në Evropë.

Të dashur miq, 73 vjet më parë forcat antikomuniste të Shkodrës, të vendosur me urdhër të Hitlerit shqiptar të Pasluftës, Enver Hoxha nga xhelati dhe vrasësi serial Mehmet Shehu, nën pushtimin e egër dhe terrorin e paparë të fallagave kriminale partizane, u ngritën me një trimëri dhe guxim të jashtëzakonshëm organizuan në Postribe kryengritjen e parë dhe më të fuqishme antikomuniste në Europe.

Në betejën e tyre për liri dhe dinjitet njerëzor kundër sundimit të egër primitiv të baballarëve xhelat të pushtetarëve të sotëm, ranë në përleshjet me forcat terroriste komuniste ose u ekzekutuan pa gjyqe nga këto fallanga qindra e qindra luftëtarë lirie.

Duke u përulur me mirënjohjen më të thelle dhe nderimin më të madh para vepres së tyre të ndritur, shpreh bindjen më të thelle se nderimi më i madh për sakrificën e tyre sublime e të pavdekshme është përmbysja sa më parë e narkoshtetit dhe rregjimit të kakistokracisë të Edvin Kristaq Mafise dhe bijve të tjerë bastardë të etërve mizorë.

Nderim përjetë martirëve të kryengritjes së Postribës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco