CV/ Basha pranon dorëheqjen e Gert Bogdanit, ja kush e zëvendëson

CV/ Basha pranon dorëheqjen e Gert Bogdanit, ja kush e zëvendëson

16:06, 08/09/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pranuar dorëheqjen e Gert Bogdanit nga detyra e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Duke vlerësuar angazhimin e zotit Bogdani për të forcuar lidhjet e Partisë Demokratike me partitë simotra, me PPE dhe me organizatat rinore të qendrës së djathtë europiane, Basha thekson se kontributi i zotit Bogdani do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm në sfidat që Partia Demokratike ka përpara për Shqipërinë si Europa.
 
Në detyrën e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Demokratike, Basha ka emëruar Arben Kashahu, i njohur nga profesionistët e fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare si drejtues i suksesshëm i ekipit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian. Zoti Kashahu është në profesion jurist dhe pas përvojës 5 vjeçare si drejtues i lartë në Ministrinë e Integrimit, ka punuar në disa organizata dhe shoqëri ndërkombëtare.

Ja CV-ja e Arben Kashahut:

Profesioni:  Jurist

Ditëlindja:  01 Shkurt 1977

Kombësia: Shqiptar

Arben Kashahuështë jurist me një eksperiencë të gjerë e të suksesshme.Në karrierën e tij profesionale ka mbajtur funksione të rëndësishme drejtuese. Disa nga këto pozicione janë: Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Europian (2005 – 2010), Partner menaxhues i firmës ligjore Prizm (2010 – 2017, 2018 - aktualisht), Drejtor i Departamentit ligjor pranë PëC në Shqipëri dhe Kosovë (2017 – 2018), Këshilltar ligjor e strategjik i shumë  organizateve dhe shoqërive ndërkombëtare (2010 – aktualisht). 

Ai është angazhuar hershëm në forumet dhe strukturat e Partisë Demokratike.Ai ka qenë pjesë e ekipeve që kanë dhënë asistencë ligjore dhe kontribuar për formulimin e politikave të PD. Kashahu ka një përvojë të cmuar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.Ai ka drejtuar suksesshëmekipinnegocues të qeverisë Shqiptare të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Një përpjekje të vecantëKashahu i ka kushtuar forcimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me institucionet dhe shtetet anëtare të BE. Eksperienca e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare përfshin edhe bashkëpunimin dhe këshillimin për organizata ndërkombëtare publike dhe private.

Kashahu është një autor dhe bashkë-autor i disa botimeve profesionale.

 Ai gjithashtu ka lektuar në disa universitete në Shqipëri dhe ka qenë folës në shumë aktivitete ndërkombëtare.

Po kush është Gert Bogdani?

Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award - ‘Medalje Ari’. Rikthehet më pas në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e New Yorkut –Tiranë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, duke kandiduar për Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, një nga zonat më të vështira në Tiranë gjithmonë e fituar nga e majta. Pas një fushate inovative dhe nje procesi të gjatë, ai e fiton këtë garë duke u bërë Kryebashkiaku më i ri i zgjedhur ndonjëherë. Gjatë kësaj kohe Bogdani vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. 

Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai merr detyrën si Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, duke e ringritur këtë organizatë dhe duke e bërë Forumin Rinor faktor të rëndësishëm të jetës politike të vendit dhe duke e bërë të njohur në arenën ndërkombëtare. Në këtë kuadër Bogdani e zgjeron rrjetin e aktivizimit ndërkombëtar të FRPD dhe njëkohësisht organizon disa akitivitete vjetore dhe kongrese rinore të YEPP, IYDU e Demyc në Tiranë, duke sjellë në Shqipëri disa qindra të rinj nga e gjithë bota. 

Në vitin 2011 ai zgjidhet Zv/President i "Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë" (International Young Democrat Union - IYDU) e më pas në janar të vitit 2012 Nën/Kryetar. Në Shtator 2015 ai zgjidhet Kryetar i IYDU, në Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

Njëkohësisht, që nga viti 2007 ai ka mbajtur postin e Sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë të PD, detyrë të cilën e ka kryer me shumë sukses duke mbështetur dhe lobuar me personalitete të shquara dhe politikanë, që nga Kongresi e Senati Amerikane, Parlamenti Europian e Bundestagu Gjerman, për mbështetjen e Shqipërisë në hapat e mëtejshme të integrimit europian dhe njohjen e Kosovës.

Në këtë detyrë ai ka arritur me sukses të mbështesë anëtarësimin e PD në Bashkimin Ndërkombëtar Demokrat, IDU, aplikimin e LDK-së për anëtarësimin në Partitë Popullore Europiane, EPP, si dhe ka kontribuar në anëtarësimin me të drejtë vote të Partisë Demokratike në EPP. 

Bogdani është i njohur si një nga personalitetet më me integritet në politikën shqiptare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daku08/09/2019 22:32

Integritet Bogdani?! Me skuth dhe pa kurriz se ai nuk gjen ne gadishullin ballkanik.

Lani08/09/2019 16:42

Ka me anonima te tjer te dalin ne PD se lat nam

Shto koment

Denonco