Basha: Qeveri tranzitore pa Ramën, zgjedhje parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë!

Basha: Qeveri tranzitore pa Ramën, zgjedhje parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë!

12:33, 27/08/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha është shprehur tejet i qartë dhe i vendosur se misioni i tij, i PD dhe Opozitës së Bashkuar mbeten: zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Në një prononcim për mediat sot, Basha theksoi: “Zgjidhja e kësaj krize kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku qytetarët shqiptarë të kenë mundësi ta thonë fjalën e tyre me një votë të lirë dhe të pandikuar nga krimi i organizuar, ç’ka do të thotë një qeveri transitore pa Edi Ramën dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale.

Partia Demokratike dhe Opozita e bashkuar është në komunikim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar.

Pjesë e këtij komunikimi ishte edhe takimi i sotëm me Nënkryetaren e Grupit parlamentar të CDU/CSU në parlamentin gjerman, komunikim që vazhdon intensivisht në mënyrë thuajse të përditshme dhe do të vazhdojë.

Një gjë është e sigurt: PD dhe Opozita e bashkuar janë të vendosura në qëllimin që i kanë vendosur vetes që ditën e parë: shërbim interesit qytetar, jo zgjidhje artificiale në shërbim të karrigeve tona apo pushtetit tonë.

Zgjidhja e kësaj krize duhet të vijë përmes atyre mekanizmave që do të pengojnë çdo qeveri të ardhshme të bjerë në të njëjtin batak. Ky është misioni im, i PD, i Opozitës së bashkuar."  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Liro27/08/2019 17:17

Kur do.behen ne 2021 ?

Shqiptari27/08/2019 12:54

Dakord, o Lul, dakord! E dime te gjithe qe keshtu duhet te behet! Po kush e vendos kete? FB apo Twiteri? Kush e detyron Ramen te pranoje kete qe deshiron ti dhe ne?

Shqiptari27/08/2019 12:46

Dakord o Lulzim! Po kush i vendos keto? Ti? Mona? Iliri? Vasili? Duka? Shehi? Kush e vendos kete? Apo te presim me syte nga qielli? Kur qytetaret ne 1991 u sulen per ti vene zjarrin bllokut komunist te diktatures na doli Neritan Ceka qe "parandaloi" gjakederdhjen, por ne fakt mbrojti bllokmenet. Sot qytetaret duan ti vene zjarrin qeverise se krimit dhe korrupsionit, ta shporrin me dhune dhe me zjarr qelbesiren Rama, ti u del perpara dhe i ndalon, te tregojne qytetari, paqe dhe qetesi sepse na merziten nderkombetaret qe po e mbajne qelbesiren ne pushtet dhe po pasurohen nga parate e krimit! Dikatoret shporren veten me zjarr dhe me gjak, si ne Irak, si ne libi, si kudo ku ka diktatore! Rama nuk iken me thirrje nga FB, Rama IK! Liria dhe demokracia nuk fitohen kurre pa sakrifica, pa gjak! Liria e fituar me gjak eshte me jetegjate!

Shto koment

Denonco