Tanku para stadiumit në Beograd, akt i pashembullt, luftënxitës dhe i turpshëm!

Tanku para stadiumit në Beograd, akt i pashembullt, luftënxitës dhe i turpshëm!

10:42, 27/08/2019
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha.

Sot ndeshen në Beograd, në stadiumin “Ylli i Kuq”, përfaqësueset e Serbisë dhe Kroacisë. Prej dy ditësh, para stadiumit është vendosur një tank serb, që ka vrarë qindra qytetarë kroatë, civilë të paarmatosur, në betejën apo më mirë të themi, kasaphanën e Vukovarit.

Vendosja para stadiumit e këtij tanku, simbol i barbarive serbe në Vukovar, sigurisht është bërë me miratim dhe urdhër të Presidentit të Serbisë dhe serbomadhisë Vuçiç, mikut të ngushtë të Zografit Bis, njëherazi Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë. Ky është një provokacion shumë i rëndë, i turpshëm, luftënxitës dhe i pashembullt në historinë e sportit botëror.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt, që bie ndesh me parimet dhe misionin e madh të sportit për paqen dhe mirëkuptimin midis popujve, i bëj thirrje UEFA-s t’i japë Serbisë, ekipit të saj, ndëshkimin më të rëndë.

    Kjo është video e operacionit të vendosjes para stadiumit “Ylli i Kuq” në prag të ndeshjes Kroaci – Serbi,  e tankut që ka vrarë qindra civile kroatë të paarmatosur në masakrën serbe të Vukovarit!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Trx27/08/2019 13:26

    Mostrat mostra ngelen, prandaj sduhet fjetur gjume sado fytyre evropiane te paraqesin neper takime sorosiane brukseli

    Shto koment

    Denonco