Largimi brutal i Krastës dhe Rakipit, Manjani: Megjithë përpjekjet e Udhëheqësit, goja sot nuk mbyllet

Largimi brutal i Krastës dhe Rakipit, Manjani: Megjithë përpjekjet e Udhëheqësit, goja sot nuk mbyllet

09:57, 27/08/2019
A+ Aa A-

Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtësisë, deklaroi sot “megjithë përpjekjet e udhëheqësit, goja sot nuk mbyllet”, një reagim ky ndaj kryeministrit Edi Rama për largimin e gazetarëve të njohur, Adi Krasta dhe Ylli Rakipi nëpërmjet presioneve, nga “News 24”. Në shënimin e tij në Fb, Manjani shprehet:

"Largimi brutal i Krastës dhe Rakipit nga News 24, nuk dhunon lirinë e medias, por audiencën e televizionit ku punuan. Audienca e emisioneve të dy gazetarëve do t’i bëhet dhuratë një televizioni tjetër. Madje pas largimit brutal, audienca e gazetarëve do të jetë më e madhe.

Ndërkohë, megjithë përpjekjet e udhëheqësit, goja sot nuk mbyllet. Le t’i mbajë të gjitha pushtetet edhe televizionet, por autoritetin e mbylljes së gojës nuk e ka. S’ka për ta patur kurrë! As kryetari i bashkisë së Shqipërisë e as kryetari i bashkisë Tiranë!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shofer Petro30/08/2019 07:46

Hahaha. Po News24 nuk eshte as kazan dhe as strehe e Kadrinjve, keshtu qe Krasta dhe ai tjetri le te vijne aty ke ju dhe i rrisin vlerat edhe Qimkadrise.

Llaqi 27/08/2019 10:18

Sakte zoti Ylli.

Shto koment

Denonco