Basha: Beteja sot në Shkodër, betejë e çdo shqiptari, do u vëmë prangat hajdutëve

Basha: Beteja sot në Shkodër, betejë e çdo shqiptari, do u vëmë prangat hajdutëve

12:38, 19/08/2019

Beteja në Shkodër është e çdo shqiptari që do qeverinë të pastër nga krimi dhe korrupsioni’.

Ky është mesazhi i kreut të opozitës Lulzim Basha, pas mbledhjes së paligjshme të Këshillimit monopartiak të bashkisë së Shkodrës.

‘Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë’, shkruan Basha.

Më poshtë mesazhi plotë i kreut të PD, Lulzim Basha:

Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik.

Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t'i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit.

Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku19/08/2019 14:52

Dakord. Po si do ta realizojmë? Me zgjedhje jo, sepse nuk marrim pjesë, me dhunë jo, sepse ne jemi paqësorë, .... kam 6 vjet që pres dhe nuk kam kuptuar kurrgjë se si do ta rrëzojmë, ndërsa ai fryhet e trashet çdo ditë. E dorëzuam edhe Shkodrën me një "protestë paqësore" ?!?! Na kjoft pirolla!

Shto koment

Denonco