Nuk ka paqe/ Fino sherr me Ulsiun, braktis komisionin

Nuk ka paqe/ Fino sherr me Ulsiun, braktis komisionin

12:04, 16/07/2019
A+ Aa A-

Nuk ka paqe mes Bashkim Finos dhe Ulsi Manjës, të dy socialistë.

Edhe sot Komisioni Ligjeve e ka nisur sërish mbledhjen me përplasje mes deputetëve socialistë.

Deputeti i PS-së, Bashkim Fino ka debatuar me kreun e këtij komisioni, Ulsi Manjën.

Fino ka kundërshtuar miratimin e nenit 41 i sjellë në rend dite, kërkesë e cila është shpërfillur nga anëtarët e këtij komisioni të cilët e kanë miratuar unanimisht.

Pas miratimit të këtij neni, Fino ka dalë nga salla duke braktisur mbledhjen para përfundimit të saj.

Kujtojmë që kjo nuk është përplasja e parë mes deputetëve.

Fino edhe Manja janë përplasur ashpër në mbledhjen e mëparshme, ku kreu i Komisionit iu drejtua Finos me fjalët: ‘Mos ma drejto gishtin, nuk jam shoku yt’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz16/07/2019 14:34

Nuk zihen per parime Baç jevgu dhe Ulsi nari, zihen kush te vjedhi me shume! Nga kjo zenke duket se ne avantazh eshte ylli ne ngjitje Ulsi katnari se vjedh me shum vota per ridhjerjen, ndersa Baç jevgu eshte nje yll i fikur, troç muhabeti karte e djegur per Edver qenefin.

Shto koment

Denonco