VIDEO që Hashim Thaçi s'do donte ta shihte kurrë/ Ja çfarë ka bërë Sali Berisha për UÇK-në

VIDEO që Hashim Thaçi s'do donte ta shihte kurrë/ Ja çfarë ka bërë Sali Berisha për UÇK-në

18:05, 14/07/2019
A+ Aa A-

Prej javësh është folur shumë rreth raporteve të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, konkretisht komandantin legjendar Adem Jashari, dhe akuzat e Presidentin Hashim Thaçi, se gjatë luftës pushteti i Berishës kishte arrestuar pjesëtarë të UÇK-së dhe kishte punuar kundër tyre.

Mirëpo, kohët e fundit, në rrjetet sociale po qarkullon një video e rrallë, ku shihet ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, duke u bërë thirrje qytetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës për të luftuar ndaj regjimit të 'kasapit të Ballkanit', Sllobodan Millosheviç.

Por lidhur me publikimin e kësaj videoje reagon edhe vetë ish kryeministri Sali Berisha.

"Miq, gazeta e mirënjohur “Bota Sot” e Kosovës zhvesh cullak Zografin Bis, Miladinin shqipfolës dhe Baton Stanishiqin lidhur me shpifjet, trillimet e tyre me porosi të padronëve të tyre në Beograd për qendrimet e mia ndaj UÇK dhe luftës së saj heroike për çlirimin e Kosovës!", shkruan ish kryeministri Sali Berisha, ndërsa publikon edhe shkrimin e gazetës në fjalë.

Kjo është videoja të cilën Hashim Thaçi nuk do të dëshironte ta shihte kurrë: Ja çfarë kishte bërë Sali Berisha për UÇK-në

"Muaj më parë është folur shumë rreth raporteve të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, konkretisht të komandantit Adem Jashari, dhe akuzae Presidentin Hashim Thaçi, se gjatë luftës pushteti i Berishës e kishte arrestuar pjesëtarë të UÇK-së.

Mirëpo, kohëve të fundit, në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e rrallë, ku shihet ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, duke u bërë thirrje qytetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës për të luftuar ndaj regjimit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

Kjo video është realizuar në kryeqendrën e Shqipërisë, ndërsa edhe përmes kësaj videoje shihet se në këtë tubim ishin mijëra persona".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loni14/07/2019 21:44

Jo vetem, por ka qene qeveria e pare e PD ajo qe jo vetem e pranoi, edhe pse kishte shume presion, por edhe i dha status te vecante, seli dhe cdo mbeshtetje logjistike e hapesire ne cdo drejtim qeverise se kosoves me kryeministrin e saj Bukoshi. Prandaj jo vetem propagande individuale por te tregohen dhe shkruhen te vertetat sic jane.....

Shto koment

Denonco