Nuk ka qetësi për Ramën/ Thirrje për protesta ditën e hënë. Ja ç'pritet të ndodhë

Nuk ka qetësi për Ramën/ Thirrje për protesta ditën e hënë. Ja ç'pritet të ndodhë

20:54, 13/07/2019
A+ Aa A-

Java e ardhshme pritet të rikthejë protestat në Shqipëri.

Pas pr/ligjit të qeverisë për rritur me 20 lekë litrin e karburantit, pavarësisht se Shqipëria ka aktualisht çmimet më të larta në rajon dhe Europë, në rrjetet sociale po bëhen thirrje që ditën e hënë qytetarët, kryesisht përdoruesit e automjeteve, të protestojnë kundër kësaj nisme të qeverisë, raporton Syri.net.

“Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 lekë të reja për litër”, lexohet në posterin e publikuar në rrjetet sociale. /Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ali Qaniu13/07/2019 21:36

Nuk ka faje Edi Rama se jane shqiptaret variKaramsa

Shto koment

Denonco