‘Veprimet e Ramës të çojnë drejt diktaturës’/ Mark Marku: ‘Ja elementët që dallojnë shfaqjet e një autoritari’

‘Veprimet e Ramës të çojnë drejt diktaturës’/ Mark Marku: ‘Ja elementët që dallojnë shfaqjet e një autoritari’

23:26, 12/07/2019
A+ Aa A-

Analisti Mark Marku deklaroi këtë të premte se të gjitha shfaqjet dhe veprimet e Ramës të çojnë drejt diktaturës.

I ftuar në emisionin “Provokacija”, ku tregoi edhe disa shenja të asaj që ai e quan diktaturë moderne sipas rrethanave.

‘Unë nuk mendoj që do shkojmë në diktaturë që të jemi të qartë sepse është e pamundur për kushtet, për kohën etj. Por të gjitha shfaqjet dhe veprimet e Ramës të çojnë drejt kësaj. Diktaturat dhe regjimet vendosen sipas rrethanave shoqërore, kanë specifika të ndryshme, nuk është diktaturë klasike.

Jam dakord, në diktaturë nuk do isha sot se do vinin të më arrestonin këtu në studio, por ato që quhen diktatura moderne janë shumë më të kamufluara sidomos në një rend ku kryesisht është i prirur drejt demokracisë.

Ku e gjykoj pse ka disa shenja të forta të diktaturës ose të derivës totalitare? E para ka shkatërruar parimet e ekonomisë së tregut. Nuk ka konkurrentë, paratë shkojnë në mënyrë të projektuar tek 6,7, 8 vetë. Diktaturat godasin kryesisht konkurrencat ekonomike. Vendosin monopole, bëjnë arbitraritete.

Kjo është shenja e parë. Ka çuar në eliminimin e të gjitha institucioneve që bëjnë atë balancën e pushtetit.

Kjo është diktaturë, sepse demokracia kjo është, një institucion e pengon tjetrin. Rama e ka shumë problem që më pengon ky që të bëj këtë.

Gjithë këtë sistem, Rama ka shkuar duke e zhdukur pak nga pak dhe ka arrit në një parlament qesharak, që e kontrollon totalisht vetë, me bashki që i kontrollon vetë.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari13/07/2019 09:01

Z. Marku! Nuk kane me vlere debatet televizive apo demaskimet qe i beni farsave elektorale, korrupsionit, deshtimit total te politikes shqiptare, sinjaleve reale te ardhjes se diktatures se re. Populli ka dy rruge per ta fituar lirine e demokracine: ose perballja me te keqen dhe gjakderdhja fatale ose nderhyrja e fuqishme, urgjente dhe reale e nderkombetareve. Perndryshe do t'i nenshtrohen regjimit diktatorial te Enverit te ri. Prandaj sygjeroj: Mblidhni te gjithe inteligjjencen akademike te pavarur, shkruani nje peticion ndihme apo kerkese, te firmosur nga te gjithe ata qe deshirojne dhe dergojeni menjehere ne te gjitha kancelarite e BE, OSBE, NATO, SHBA dhe qeverive te vendeve te BE dhe NATO. Duhet veprim konkret. Populli po lodhet. Mos humbisni kohen kot me shkrime apo debate neper studiot apo banaqet televezive te oligarkeve, ku edhe vete drejtuesit e debateve jane bere ologarke. Me shpetblimet qe marrin, ata jane duke shetitur per qejfin e tyre neper Brasil, Peru e neper vendet me ekzotike te botes dhe nuk e rruajne k... per cfare po ndodh e pritet te ndodhe ne Shqiperri. Ata vete jane lekista dhe duan perplasje dhe lufte qe ti kene si materiale per emisionet e tyre. Shkrujeni Mark, pa vonese. Ky do te jete nje sherbim mjaft patriotik per popullin shqiptar dhe atdheun tone.

T gjitha rruget t ojne ne socializmin enverist13/07/2019 08:49

Si e quante diktatori Enver Hoxha sistemin e tij shtetëror ? A nuk e quante Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë ? Në Europën e viteve 30 të shekullit të kaluar, nga lëvizjet socialiste lindën lëvizjet fashiste e naziste. Fillimisht u kalua në nacional-socializëm e mandej në shtetin agresiv pushtues që i shkaktoi botë miliona viktima me Luftën e dytë botërore. Sigurisht që nacional -socializmi i sotëm shqiptar i Ramës, nuk mund të shkojë në llojin e diktaturës së Musolinit e Hitlerit, pasi Shqipëria e vogël nuk mund të ndërmarë aventura pushtuese, por ama duke gllabëruar të gjitha pushtetet me ndihmën e botës së krimit, po kthehet në një shtet "modern" mafioz, një shtet i veçantë në llojin e tij për Europën..

Shto koment

Denonco