Malltezi i përgjigjet Ballës: Është e gjatë rradha e atyre që duan të të japin një mësim të mirë

Malltezi i përgjigjet Ballës: Është e gjatë rradha e atyre që duan të të japin një mësim të mirë

20:15, 12/07/2019
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar në rrjetet sociale një dokument ku pretendon fitimin e një gjyqi ku përballë kishte anëtarin e Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi.

Sipas Ballës, Malltezi u vetëdorëzua para Gjykatës italiane, duke vetëpranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ndërsa tregon edhe se si do e përdorë dëmshpërblimin prej 3000 eurosh, të pretenduar të fituar prej tij.

Por nuk mungon as reagimi i anëtarit të Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale i përgjigjet kreut të grupit parlamentar socialist.

Malltezi i kujton deputetit të PS se, rradha e njerëzve që duan ti japin mësim Ballës është shumë i lartë, pavarësisht nga çmimi.

“Tualet, nuk desha të ta tund në hundë këtë punën e vendimit për keqardhje, po ti je si Shaban Qosja. Ti s’ke fituar asnjë gjyq. Pasi refuzove 2000 euro, pranove 3000 euro, si çmim për mësimin që më detyrove të të jap në aeroport. Të këshilloj mos ta përmendësh shumë se ti e di mirë sa e gjatë është rradha e atyre që pa i detyruar ti, janë gati të të japin nje mësim më të mirë, pavarësisht nga çmimi”, shkruan Malltezi në reagimin e tij.

Kujtojmë që tre vite më parë, më 25 qershor të vitit 2016, Balla dhe Malltezi u konfliktuan në aeroportin e Romës, ndërsa, më pas, Taulant Balla e kallëzoi atë në polici. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

familja Qosja12/07/2019 20:58

Personi ne fjale mund te meritoje te gjitha epitetet, por jo ate te nje pjestari te nderuar te familjes tone,prandaj edhe i nderi do te ishte ofenduar po ta krahasonin me TB. Eshte njesoj sikur ti them zotit Malltezi se me kete emer ka vetem dhi.

Shto koment

Denonco