Edi Rama do të rrisë taksën e naftës, 2 lekë për litër!

Edi Rama do të rrisë taksën e naftës, 2 lekë për litër!

13:34, 11/07/2019
A+ Aa A-

Nga Agron Shehaj.

Edi Rama do të rrisë taksën e naftës. Justifikimi i tij është mbledhja e fondeve për të blerë dhe ruajtur një sasi karburanti rezervë kombëtare, për raste krizash apo fatkeqësish natyrore.

Taksa e re do të jetë 2 lekë për litër dhe bazuar në konsumin vjetor të naftes, vlera totale e taksës së re do jetë mbi 14 mln euro në vit.

Deri tani, detyrimin për të mbajtur me koston e tyre, një sasi naftë rezervë e kishin kompanitë e naftës: nxjerrësit, depozituesit dhe importuesit e naftës.

Por tani koston do ta përballojnë qytetarët. Kurse fitimet do i ketë privati, sepse Rama ka vendosur ta japë me koncesion mbajtjen e depozitave, të financuar nga paratë e shtetit.

Kjo është filozofia ekonomike e Ramës: u merr paratë qytetarëve dhe ua jep klientëve; ua merr të dobëtve dhe ua jep të fortëve; ua merr të vegjëlve dhe ua jep të mëdhenjve.

Ne do ta ç’bëjmë këtë politikë. Ne do ta ç’bëjmë sistemin oligarki-klientelist që sundon sot ekonominë. Ne do u kthejmë qytetarëve dhe sipërmarrësve taksat e ulta dhe ekonominë e lirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari11/07/2019 15:20

O shqiptare! A e pate se çfare ben francezet per 10 cent qe u rrit taksa e karburantit, qe i kane pagat dhe asistencen sociale 20 fish me te larta se ne? A pate se cfare ben nje popull ne mes te BE kur i cenohet sadopak niveli i tyre i jeteses? A e pate se cfare ben nje popull me dinjitet, qe ka prere koka mbreterish, per 10 cent? Ata per interesin e tyre te perbashket nuk ishin te ndare e te perçare ne te djathte e ne te majte. Partia e tyre e perbashket eshte xhepi i tyre! Ngrihuni o shqiptare si jelekverdhet ne France! Boll u qurravitet dhe u serviloset pas rilindasve hajdute!

Shto koment

Denonco