Prania e EUROPOL ne Shqipëri, Strazimiri: Kjo tregon se ky vend është kthyer në strofkull të krimit

Prania e EUROPOL ne Shqipëri, Strazimiri: Kjo tregon se ky vend është kthyer në strofkull të krimit

13:32, 11/07/2019
A+ Aa A-

Ish deputeti demokrat Gent Strazimri ka reaguar pas një ceremonie zyrtare të organizuar nga Minsitri Brendshëm Lleshi për hapjen e zyrës së EURPOL në Shqipëri.

Ai ironizon thinjen se kjo e paska integruar shqipërinë në Europë. “Prania permanente e operacionale e EUROPOL në Shqipëri, tregon se ky vend është kthyer në strofkull të të shumëkërkuarve që "menaxhojnë" organizatat kriminale në Evropë!”, shkruan ish deputeti demokrat.

Ja postimi i plotë i tij:

Me demek, meqenëse "D.E.A." amerikane ka hapur zyrë permanente operacionale në Tiranë në kohën e Saje qorrit, qenkemi "integruar de facto në SHBA", madje për meritë të Saje qorrit, "të pandehurit" më të suksesshëm që keni patur?!

E vërteta është krejt e kundërta!

Shërbimet e sigurisë së partnerëve, harxhojnë fonde dhe burime njerëzore në Shqipëri, sepse krimi po kontrollon gjithçka, që nga Policia, prokurori, gjykata, administrata, qeveria e parlamenti!

Askush prej partnerëve nuk ka fonde e njerëz tepër, për t'i angazhuar në një vend ku policia e bën vetë punën e saj, kontrollon vetë territorin, godet vetë kontigjentin kriminal, si deri në vitin 2013 kur Policia e Shtetit dërgonte oficerë të infiltruar për ndihmë në BE, në luftën kundër organizatave kriminale shqiptare.

E vërteta është se:

- prania permanente e operacionale e D.E.A. në Shqipëri tregon se kokaina është kthyer në problem jo vetëm për ne, por edhe për amerikanët.

* prania e permanente, e operacionale e FRONTEX në Shqipëri, tregon se ky vend nuk i ruan dot kufinjtë e vet.

* prania permanente e operacionale e EUROPOL në Shqipëri, tregon se ky vend është kthyer në strofkull të të shumëkërkuarve që "menaxhojnë" organizatat kriminale në Evropë!

Kjo është e vërteta, karagjoz! Karagjoz ti, dhe cilido që të vjen pas fijes në këtë dramë krimnaliteti!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco