Meta publikon komentin epik

Meta publikon komentin epik

10:44, 07/07/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta nuk i është ndarë as kësaj të diele të nxehtë, debatit politik mbi votimin e 30 Qershorit. Sa me humor, sa me ironi, Meta i ka thirrur në një “takim” qytetarët në Fb që të japin”një shpjegim shkencor” sesi u shumuan votat në kutitë e votimit të PS.

Meta shkruan: “Të dashur miq! Duke ju uruar një të diel sa më relaksuese e çlodhëse, ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit!”

Nuk ka vonuar mesazhi i parë nga një qytetar, që i ka gjetur "përgjigjen" kësaj pikëpyetjeje: "Kanë bërë seks votat me njera-tjetrën brenda kutive të votimit dhe janë shumuar”, shkruan komentuesi, mesazh që Presidenti e ka publikuar pa asnjë hezitim.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    qytetari07/07/2019 11:35

    Ky eshte shpjegim tipik katundaresh. Per keto gjera vetem katundareve i shkon mendja.

    Kosta07/07/2019 11:30

    Prgjigjja me e sakte ....

    Shto koment

    Denonco