Aksioni opozitar, Berisha: Kryengritja popullore, në 51 format e mosbindjes civile!

Aksioni opozitar, Berisha: Kryengritja popullore, në 51 format e mosbindjes civile!

12:57, 04/07/2019
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar mjaft qëndrimin e opozitës nga bllokimi i zgjedhjeve më 30 qershor dhe ka shprehur vendosmërinë se shqiptarët duhet të reagojnë me  ’51 format e mosbindjes civile”.

I pyetur nga gazetarët sot,  pse u tërhoq opozita nga bllokimi i zgjedhjeve më 30 qershor, Berisha tha:

“Ajo bëri mirë. Për mendimin tim bëri shumë mirë. Opozita bëri një tërheqje , kjo është e vërtetë, por bëri shumë mirë, sepse opozita nuk mund të ...

Opozita bëri përpjekje të jashtëzakonshme për të demaskuar farsën elektorale, por thirrjes së qytetarëve për të bojkotuar, iu përgjigj masivisht opozita. Më tutje nuk mund të shtynte: liria ime përfundon aty ku fillon liria e tjetrit,” nënvizoi ai.

Po ashtu, i pyetur në përfundim të prononcimit për mediat “ju jeni për rrugë paqesore, zoti Berisha?”, ish-kryeministri deklaroi:

“Kryengritja popullore, në 51 format e mosbindjes civile!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco