Heshtja e Prishtinës para votimeve moniste në Tiranë

Heshtja e Prishtinës para votimeve moniste në Tiranë

15:28, 01/07/2019 Nga Tomorr Avdia
A+ Aa A-

Heshtja e Prishtinës para votimeve moniste në Tiranë.

Prishtina edhe një herë ka dështuar të renditet në anën e duhur kur bëhet fjale për zhvillimet politike-shoqërore në Shqipëri.

Sigurisht kur themi në anën e duhur nuk po aludojmë e as nuk po mendojmë politikisht.

Thjesht duke supozuar ndjeshmërinë e natyrshme që ajo do të duhej të kishe ndaj zhvillimeve në Shqipëri pa mbajtur anën e askujt.

 Dhe të mos mbash anën e askujt, nuk do të thotë të shpërfillësh të vërtetën, nuk do të thotë të bëhesh palë.

Thjesht hezituan të renditen në anën e së drejtës, legjitimitetit dhe logjikes se shëndoshë.

Ata nuk thanë asnjë fjalë për zgjedhjet moniste dhe formatin çoroditës që i përshkoi ato.

Prishtina heshti, sikur ato zgjedhje të mbaheshin në ndonjë shtet të largët afrikan apo amerikano-latin.

Gjysmë zëra erdhën nga e ashtuquajtura shoqëri civile/media, ku drejtori i një mediumi bëri në të njëjtën kohe, në njërën ane analistin politik, medial, ligjor, dhe ne anën tjetër fallxhorin duke parashikuar se si dhe kur mund të behën ndryshime.

Argati dhe shefi këshilltar i një pjese të politikës në Prishtinë, Baton Haxhiu, përdori përqindjen e vet të aksioneve që ka mbi megafonët e Tv Klan, ku në një përballje me prof. Neritan Ceken, dështoi duke treguar se nëse dikush ia ndërpret ligjëratat shabllone të mësuara përmendësh në vilat e shefave, ai nuk mundet më të vijojë sulmet misionare patologjike ndaj demokracisë dhe interesave kombëtare.

 Edhe në rastin konkret Batonit nuk i ngeli gjë tjetër veçse të ule kokën keq dhe të fshihet pas vendit ku ishte ulur në hapësirën e pamerituar mediale.

Kosova dhe në kohët kur ishte pa institucione të njohura ndërkombëtarisht, ka pasur zëra dhe frymë intelektuale dhe politike të urtë që kanë dërguar mesazhe të duhura rreth zhvillime që ka kaluar Shqipëria politike nga viti 1991 e tutje.

Ndërsa sot asnjë fjalë, asnjë qëndrim. Qoftë dhe të gabuar.

Kjo nuk është mënyra më e mire e një raporti siç kemi qejf shpeshherë ta quajmë dhe siç është në të vërtetë,vëllazëror.

 Duhet qortuar ose së paku këshilluar. Sidoqoftë, edhe për këta që nuk nxorën asnjë fjale nga goja, por edhe për ata që uruan fshehurazi, “shokët e tyre te idealit”, organizatoret dhe “fituesit” pa rivalë.

 Përgjigjja më e mirë u erdhi nga qytetarët shqiptarë, të cilët me bojkotimin e kutive të votimit treguan së përkrahja e kastës qeverisëse nuk shkon as te 20 %.

Duke pasur parasysh edhe faktin që një pjesë e mirë e tyre ishin punonjës të administratës dhe tregtarë të vegjël e të mesëm të kërcënuar haptazi.

Heshtja e kësaj radhe, ishte shumë më domethënëse se sa fjalët dhe deklaratat.

Kjo heshtje ishte dëshmia më rrënqethëse e kulisave të flliqta që marksistët trafikantë, grupet kriminale, vasalët genetikë të Beogradit, Moskës dhe Athinës dhe gjakshprishurit janë ende duke luajtur në hapësirat e mjegullta të politikës shqiptare e ballkanike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco