Vetëm Qëndresë, deri në frymën e fundit

Vetëm Qëndresë, deri në frymën e fundit

14:12, 24/06/2019

Nga Bardh Spahia/

VETEM QENDRESE!

Të gjithëve e secilit, miq, kolegë, të njohur e të panjohur, brenda e jashtë vendit, u jam thellësisht mirënjohës për solidaritetin, vëmendjen e mesazhet! E drejta triumfon mbi çdo urdhër politik e keqpërdorim të shtetit, ashtu si vendosmëria për të bërë gjënë e duhur për këtë vend, nuk lëkundet as edhe një sekondë! Solidariteti njerëzor mbetet sinjali më i qartë se shpresa është e fortë në këtë vend, njëlloj si ndërgjegjësimi se beteja kundër të keqes nuk është e lehtë, por aspak e pamundur! 

Nuk jam penduar për asnjë moment për zgjedhjen që të kthehem e të qëndroj në vendin tim! 

Për formim e traditë familjare, besoj tek qëndresa përballë të keqes, si rruga për të merituar lirinë e demokracinë. Ajo betejë bëhet veç pastër, pa kthesa e konformizma! Paqja pa drejtësi është diktaturë, e diktatorët veç rrëzohen! Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo përkulja!

Jam prane cdo mbrojtesi te lirise te ndaluar padrejtesisht, jam pranë çdo qendrestari e ushtari të demokracise që mbron lirinë duke u përballur me dinjitet e kurajo kundër të keqes që po rikthehet për të mbytur e zënë për fyti demokracinë në atdheun tonë.

E aty do jem bashke me ta, mirenjohes per sherbimin qe i bejne kombit te vet, me sa te kem mundesi e sa te kem fryme!
Respekt për të gjithë qëndrestarët!#AsnjëHapPas

#Tebashkuarjadalim

#RamaIk

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

K24/06/2019 16:02

DUHET nje mobilizim mbarekombetare ,nga i gjithe shqiperia,kosova ,maqedonia ,Mali I zi dhe e gjithe diaspora .TE bisedohet me intelektualet shqiptare koke me koke,.me haradinaj,levizjen besa dhe te gjithe intelektualet e kombit shqiptare.

Askushi 24/06/2019 15:01

Rama nuk iken, Rama vetem largohet. A munde ta largosh nje Ujke qe i ka ngulur dhembet mbi prehen e vete duke i thene "Ik" ?? Asnjehere, mendoj une qe ujku nuk iken. Per ta larguar Ujkun, duhet dajaku.

Shto koment

Denonco