Berisha i bindur: Të përdoret çdo mjet i mosbindjes civile për largimin e Edi Ramës

Berisha i bindur: Të përdoret çdo mjet i mosbindjes civile për largimin e Edi Ramës

23:26, 18/06/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë intervistës në emisionin “Tempora” në Ora News, është shprehur se opozita duhet të përdorë të gjitha aktet e mosbindjes civile për largimin e Ramës.

Sipas Berishës, ka mbi 50 forma të mosbindjes civile, të cilat mund ta rrëzojnë nga karrikja kreun e qeverisë.

Genc Sejko: A ka shance që palët të takohen diku në mes? Ndoshta në zgjedhje të parakohshme.

Sali Berisha: Jo kushti i opozitës është largimi i Edi Ramës. Besoj se opozita kur e përcaktoi këtë kusht dhe dogji mandatet me këtë kusht, nuk e kishte të lehtë, por tani ëshntë bërë shumë e qartë që këtu ka një shtet mafioz. Ky shtet nuk bën zgjedhje.

Genc Sejko: Ju e njihni Ramën. Ju kujtohet Rama kur mbronte pallatin e Dash Pezës me deputetë. Rama nuk e njeh institucionin e dorëheqjes?

Sali Berisha: Opozita duhet të përdorë çdo mjet të mosbindjes civile për largimin e tij nga pushteti.

Sonila Meço: Çdo të thotë çdo mjet të mosbindjes civile?

Sali Berisha: Ka minimumi 50 e ca forma të mosbindjes civile, për ta larguar nga pushteti. Ky jeton në realitet mafioz.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco