VIDEO/ Flakë në qendrat e votimit në Shkodër

VIDEO/ Flakë në qendrat e votimit në Shkodër

21:13, 18/06/2019
A+ Aa A-

Orët e mbrëmjes kanë rikthyer sërish tensionet në Shkodër.  Rreth orës 20:00, administrata e bashkisë së këtij qyteti ka zbarkuar në KZAZ numër 2. Forca të shumta policie po qëndrojnë përpara portës kryesore të Pallatit të Sporti.

Në njërën nga klasat ku janë vendosur materiale zgjedhore janë hedhur gurë dhe flakët kanë pushtuar dritaren e klasës.

Më pas rreth orës 20:16, qytetarët u nisën drejt një qendër votimi ku kanë ardhur materialet zgjedhore nga KQZ. Bëhet fjalë për shkollën "Shejnaze Juka". Nuk munguan edhe përplasjet me policinë.

Bashkia Shkodër u ka dërguar një shkresë shkollave të qytetit dhe në njësitë administrative të saj të mos lejojnë të aksesohen nga persona dhe institucione të paautorizuar na bashkia e Shkodrës për të hyrë në këto objekte.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ok 18/06/2019 22:45

Keni djegur shkollen????

Shto koment

Denonco