Holanda i thotë 'Jo' negociatave me Shqipërinë/ Ja çfarë thotë Ambasada në Tiranë

Holanda i thotë 'Jo' negociatave me Shqipërinë/ Ja çfarë thotë Ambasada në Tiranë

22:23, 12/06/2019
A+ Aa A-

Ambasada e Holandës ka reaguar menjëherë pasi parlamenti holandez votoi për moshapje të negociatave me Shqipërinë.

Në njoftimin e ambasadës holandeze thuhet ndër të tjera se, Holanda mbetet e angazhuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Në deklaratë saktësohet se vlerësohen hapat e ndërmarrë deri tani.

Deklarata e Ambasadës së Holandës në Tiranë:

"Politika e zgjerimit të BE bazohet në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz për të siguruar që reformat në vendet që aspirojnë të bashkohen me Bashkimin Europian janë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme dhe të dhënat bazike janë të qëndrueshme.

Holanda vlerëson dhe mirëpret hapat që ka ndërmarrë Shqipëria, veçanërisht në lidhje me reformën gjyqësore dhe procesin e vettingut. Procesi i vettingut është një proces vërtet i shquar, unik për rajonin.

Megjithatë, ka edhe hapa, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që Shqipëria ende duhet të marrë përpara përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Këshilli në qershor të vitit 2018 para se negociatat e pranimit të mund të hapen. Në vazhdën e kësaj, parlamenti i Holandës më 12 qershor miratoi një mocion që i kërkoi qeverisë të mos pranonte të hapte negociata me Shqipërinë. Një vendim i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të 18 qershorit për të hapur negociatat e pranimit do të ishte i parakohshëm.

Ne fuqimisht inkurajojmë qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë rrugën e saj. Ne e pranojmë se sa sfiduese është procesi i pranimit dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në reformat e saj sa më shumë që mundemi, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit".

Sipas Këshillit të Çështjeve të Brendshme dhe Këshillit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Holandez, pas dëgjimit të diskutimeve, u konstatua se sipas qeverisë holandeze, Shqipëria nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po kështu vëren se në bazë të këtij raporti të progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura, ndaj i bën thirrje qeverisë holandeze të mos pajtohet me propozimin e Komisionit për fillimin e negociatave për pranimin në BE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krist13/06/2019 03:56

Qeveria Holandeze,thote troc qendrimin kunder,ambasada e saj ne Tirane,na qenka trembur,se do i merzitet Rama.Hajde kasolle,ku na mblodhe....

Alex 12/06/2019 23:49

Parlamenti Hollandez mireinformohet nga te gjitha sherbimet e veta, se jane njerez te afte te punojne per te mbrojtur te ardhmen e popullit te vet dhe nuk jane si politikanet Shqiptare qe shesin qdo gje per para.

Shto koment

Denonco